305 dronë dhe mbi 75 profesionistë pas një nate spektakolare... - Business Magazine Albania

305 dronë dhe mbi 75 profesionistë pas një nate spektakolare në jug: Si u ndërtua eventi VIP i Green Coast Hotel – MGallery Collection

Vetëm pak ditë më parë, bregdeti i mrekullueshëm i Green Coast u ndriçua jo vetëm nga reflektimi i detit nën dritën e hënës, por edhe nga mbi 300 dronë që lëviznin në një koreografi të përsosur mbi qiellin e natës, duke njoftuar hapjen zyrtare të Green Coast Hotel – MGallery Collection.

Pas këtij momenti mahnitës që u pa nga të ftuarit VIP, ndodhej një organizim kompleks dhe një përkushtim i jashtëzakonshëm. Një postim i publikuar nga drejtori i komunikimeve të Grupit BALFIN, Agim Fjolla, në rrjetin profesional LinkedIn ai ka zbuluar një pjesë të prapaskenës që tregon jo vetëm përkushtimin, por edhe nivelin e lartë të ekzekutimit që e karakterizon Grupin BALFIN në çdo hallkë.

“Mbi 75 profesionistë nga disa ekipe dhe kompani të ndryshme kontribuan në realizimin e eventit,” shkruan ai. “Koordinimi mes krijimtarisë, logjistikës dhe prodhimit ishte një sfidë në vetvete.”

Një shfaqje dronësh që vendosi rekorde

Por pjesa që ka tërhequr më shumë vëmendjen e të ftuarve por edhe të pushuesve nga Green Coast e deri në Dhërmi ishte padyshim shfaqja me 305 dronë, të cilët krijuan forma, mesazhe dhe simbole në ajër. Ne kontaktuam kompaninë ceke që realizoi këtë shfaqje dhe na konfirmuan se ky ka qenë shfaqja më e madhe me dronë e organizuar ndonjëherë në Ballkanin Perëndimor dhe në gjithë Mesdheun Verior. Ky është një rekord i ri për rajonin dhe një tregues i ambicies së ngulitur në ADN-në e Grupit BALFIN dhe që pasqyrohet në çdo moment. Më tej organizatorët theksuan se sfida më e madhe ishte realizimi i koreografisë mbi sipërfaqen e ujit, ku shpejtësia e erës ndryshonte vazhdimisht, duke kërkuar një koordinim të jashtëzakonshëm teknik dhe kreativ.

Një tjetër standard

Eventi shërbeu jo vetëm si një ceremoni hapjeje, por si një eksperiencë e kuruar me kujdes, që bëri bashkë teknologjinë, artin vizual dhe mikpritjen, një kombinim që vendos një precedent për çfarë pritet nga marka të këtij niveli në Shqipëri dhe më gjerë.

Shiriti simbolik që i hapi simbolikisht dyert e hotelit u pre nga Presidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane, Drejtoresha e Përgjithshme e Sofitel, MGallery & Emblems, Maud Bailly, dhe Zëvendës Presidenti i Grupit BALFIN, Martin Mane.

Hapja e Green Coast Hotel – MGallery Collection është më shumë se një lajm për turizmin elitar shqiptar. Hoteli ofron 131 dhoma dhe suita të gjitha me pamje nga deti Jon, një SPA moderne me pesë kate dhe katër koncepte të rafinuara gastronomike: Mosaic Restaurant, Mente Lobby Bar, Vela Beach Bar dhe Bliss by the Pool . I vendosur në të vetmin plazh të certifikuar “Blue Flag” në Shqipëri, hoteli përfaqëson konceptin e turizmit rigjenerues, me arkitekturë moderne që reflekton stilin mesdhetar dhe një angazhim për ruajtjen e natyrës dhe trashëgimisë së zonës.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0