Letra e Jeff Weiner drejtuar punonjësve të LinkedIn në të gjithë botën - Business Magazine Albania

Letra e Jeff Weiner drejtuar punonjësve të LinkedIn në të gjithë botën


Letra e Jeff Weiner, CEO-s së LinkedIn drejtuar punonjësve të LinkedIn në të gjtihë botën pas blerjes së kësaj të fundit nga Microsoft.

 

“15 Dhjetori i 2008-s shënoi ditën e parë të punës që kam patur ndonjëherë. Racionaliteti im kur iu bashkova LinkedIn ishte i thjeshtë: Shansi për të punuar me Reid Hoffman, një themelues të cilin e adhuroja dhe respektoja shumë; për t’iu bashkuar një skuadre tejet të talentuar dhe të dedikuar; dhe për të përshkallëzuar anëtarësinë dhe bizneset e LinkedIn, të cilat të dyja kishin potencialin për të shndërruar thelbësisht mënyrën se si bota ndërlidhet me mundësitë. Asnjëherë, edhe në ëndrrat e mia më të çmendura, mund të kisha imagjinuar çfarë do të ndodhte 7.5 vitet e ardhshme. Skuadra jonë u rrit prej 338 njerëzve në 10,000 njerëz, anëtarësia jonë u rrit prej 32 milionë në 433 milionë dhe të ardhurat tona nga 78 milionë $ në mbi 3 miliardë $.

Pavarësisht këtyre arritjeve, ne vetëm sapo kemi filluar të kuptojmë potencialin tonë të plotë dhe qëllimin: Misionin tonë për të lidhur profesionistët e botës për t’i bërë ata më produktivë dhe të suksesshëm, dhe vizionin tonë për të krijuar mundësi ekonomike për çdo anëtar të punonjësve tanë në të gjithë botën.

Shpallja e sotme, që LinkedIn do të bashkojë forcat me Microsoft, shënon hapin tjetër në udhëtimin tonë bashkë, arritjen e ardhshme drejt misionit dhe vizionit tonë, dhe qëndrimi si CEO i kompanisë, kapitullin  ardhshëm në eksperiencën më të madhe prfofesioniste të jetës sime.

Nuk ka rëndësi ajo që ndjeni tani, jepini vetes pak kohë të përpunoni lajmin. Mund të keni një ndjesi gëzimi, frike, trishtimi ose kombinim të të gjitha emocioneve. Çdo pjesëtar i skuadrës së drejtimit ka përjetuar të njëjtën gjë, por kemi pasur muaj kohë për ta përpunuar. Pavarësisht uljeve dhe ngritjeve, ne kemi ardhur në këtë përfundim pa patur as edhe më të voglin dyshim se, kjo është më e mira për kompaninë tonë.

Jua shpjegoj arsyen.

Çdo ditë që vij në punë, jam kryesisht i udhëhequr nga dy gjëra:

E para, misioni dhe vizioni ynë. Ndërsa kjo ka qenë në krye të mendimeve të mia gjithmonë, nuk ka qenë kurrë ndonjëherë më shumë se tani. E mbani mend atë pamjen e së ardhmes në të cilën teknologjia nxjerr miliona njerëz nga vendet e tyre të punës? Kjo po ndodh. Vetëm në 3 javët e kaluara, ‘Foxconn’ lajmëroi se do të zëvendësonte 60,000 punonjësit e fabrikave me robotë, një ish-CEO i McDonald’s tha se duke qenë se pagat po ngrihen, e njëjta gjë do të ndodhë edhe me franshizat e tyre, Ëalmart lajmëroi planet për ndërtimin e dronë të cilët do të testohen në ambjentet e tyre të punës, dhe Elon Musk parashikoi se teknologjia e makinave tërësisht autonome do të mbërrijë vetëm brenda 2 viteve.

Nuk ka rëndësi nëse është një zëvendësim i punonjësve, apo hendeku i aftësive, apo papunësia e të rinjve, ose shtresëzimi socio-ekonomik i shoqërisë, ndikimi në ekonomi do të jetë tronditës gjithsesi. E kam thënë këtë në shumë raste dhe e besoj edhe më fort sot e çdo ditë: krijimi i mundësive ekonomike do të jetë çështja që do të përcaktojë epokën tonë. Ja përse ndodhem këtu dhe nuk mund të imagjinoj të bëj një punë tjetër. Më thjeshtë, ajo që ne bëjmë ka rëndësi, dhe më shumë se kurrë ka rëndësi sot.

Gjëja e dytë në të cilën fokusohem çdo ditë është që t’i sjellim në jetë kulturën dhe vlerat tona. 10 vite më parë, po të më kishit pyetur rreth kulturës dhe vlerat do të kisha rrotulluar sytë dhe do të kisha recituar një varg të Dilbertit. Por kur nisa punën si CEO, fillova të vlerësoja se sa të rëndësishme ishin ato. Kultura dhe vlerat janë themeli mbi të cilat çdo gjë tjetër është ndërtuar. Ato janë pa dyshim avantazhi ynë konkurrues më i rëndësishëm, dhe ato që na kanë përcaktuar ne. Një gjë është të ndryshosh botën. Tjetër gjë është ta bëjmë në mënyrën tonë unike: Anëtarët fillimisht. Marrëdhëniet kanë rëndësi. Ji i hapur, i ndershëm dhe konstruktiv. Kërko ekselencën. Merrni risqe të zgjuara. Vepro si pronar.

Kjo është ajo që jemi ne. Kjo është LinkedIn.

Unë fokusohem kryesisht në këto dy gjëra, sepse kjo është gjithçka që dëshiroja kur isha në vendin tuaj: Një kuptim të qartë të qëllimit dhe mundësinë për të qenë i suksesshëm në ndjekjen e këtij qëllimi. Fatmiësisht, në rolin tim, mund të bëj diçka rreth kësaj gjëje.

Në mënyrë që të ndjekim misionin dhe vizionin tonë, dhe për ta bërë këtë në një mënyrë konsistente me kulturën dhe vlerat tona, ne duhet të kontrollojmë fatin tonë.

Kjo, mbi të gjitha çfarë u tha më lart, është përqasja më e rëndësishme në shpalljen e bërë sot.

Në këtë pikë, disa prej jush mund të mendojnë se kjo tingëllon tërësisht kundër gjykimit të shëndoshë: Si do të jetë e mundur të kontrollojmë fatin tonë pasi u përvetësuam? Përgjigjia shtrihet edhe në mënyrën se si bota ka evoluuar, edhe në mënyrën unike me të cilën kjo marrëveshje do të strukturohet.

Imagjinoni një botë pa Titanët e Teknologjisë si Apple, Google, Microsoft, Amazon dhe Facebook dhe të pyesnim veten se si do të ishte të operonim në këtë shkallë të jashtëzakonshme, sepse ne jemi një prej tyre.

Imagjinoni një botë ku ne nuk do të reagonim në peisazhin e kësaj konkurrence të intensifikuar, ne po e drejtojmë atë me avantazhet të cilat pjesa më e madhe e kompanive munden vetëm t’i ëndërrojnë.

Imagjinoni një botë ku ne nuk kemi presion për të bërë kompromise mbi investimet afatgjata, hezitantë për të “përçarë” veten, ose të paralizuar në një mënyrë që mund të shpërblejmë dhe të kapim talentet e reja për shkak të shqetësimit që sjell çmimi i aksioneve, por duke investuar në mënyrë konsistente dhe inteligjente për realizimin e misionit dhe vizionit tonë.

Dhe imagjinoni një botë ku një ulje e ekonomisë globale nuk do të kufizonte aftësinë tonë për të ekzekutuar, por implementon cilësinë thelbësore të qëllimit tonë dhe aktualisht forcon zgjidhjen tonë kur njerëzit kanë më shumë nevojë për ne.

Me lajmin e sotëm, nuk na duhet të imagjinojmë ndonjë prej këtyre skenarëve, për shkak se sot është realitet.

Disa prej jush mund të pyesin “Pse Microsoft?”

Kohë përpara se unë dhe Satya të uleshim në tryezë bashkë për të biseduar se si mund të punonim bashkë, unë i kisha shprehur mendimet e mia rreth asaj se sa mbresëlënëse janë përpjekjet e tij për shndërrimin e shpejtë të strategjisë dhe kulturës së Microsoft. Pas të gjithash, është jashtëzakonisht e rrallë të shikojmë një kompani të asaj shtrirjeje të ecë kaq shpejt për të bërë ndryshime themelore.

Nën lidershipin e Satya-s, Miçrosoft është një kompani më e ‘shkathët’, inovative, e hapur dhe e orientuar nga qëllimi. Ishte ky moment i dytë që më bëri të mendoja se kjo gjë mund të funksiononte, por ishin mendimet e tij rreth mënyrës se si do ta realizonim që më emoçiononin më tepër rreth së ardhmes.

Kur Satya në fillim më propozoi idenë e blerjes së LinkedIn, ai tha se ishte absolutisht thelbësore që ne të koordinonim dy gjërat: Qëllimin dhe strukturën. Mbi të parën, nuk na mori shumë kohë për të ardhur në konkluzionin e përbashkët se të dyja kompanitë vitualisht kishin deklarata misioni identike. Për LinkedIn ishte ndërlidhja e profesionistëve të botës për t’i bërë ata më produktivë dhe më të suksesshëm, dhe për Microsoft ishte të fuqizonte çdo individ dhe organizatë në botë për t’i arritur ato. Thelbësisht, të dyja palët po mundohemi të bëjmë të njëjtën gjë, por duke ardhur nga dy vende të ndryshme: Për LinkedIn, është rrjeti i profesionistëve, dhe për Microsoft, sistemi ‘cloud’ i profesionistëve.

Duke iu kthyer qëllimit, ne e drejtuam vëmendjen tonë mbi strukturën e ardhshme. Unë nuk ia kisha idenë se çfarë do të propozonte Satya, por e dija se sa i vështirë do të ishte integrimi i blerjes nëse nuk do të ishte bërë në mënyrën e duhur që nga fillimi.

Me pak fjalë, Satya ‘më bëri për vete’ kur foli për pavarësinë. Me fjalë të tjera, vizioni i tij ishte që LinkedIn të vepronte si një entitet tërësisht i pavarur brenda Microsoft, një model i përdorur me sukses të madh nga kompani si YouTube, Instagram dhe WhatsApp. Unë do të mbetesha CEO dhe do t’i raportoja direkt Satya-s në bord. Bashkë me Reid, Bill Gates, ish-kolegun Qi Lin, dhe partnerin e ri Scott Guthrie, ne do të bashkëpunonim se si do të ishte mënyra më e mirë për të sjellë këtë kombinim të jashtëzakonshëm të aktiveve ndërsa ndjekim misionin e përbashkët. Kjo jo vetëm që mund të ishte një strukturë që mund të funksiononte, por edhe një nga ato mbi të cilat mund të lulëzonin kompanitë.

Tani për të ardhur të pyetja më e rëndësishme: Çfarë do të thotë kjo specifikisht për ty si një punonjës i LinkedIn?

Duke qenë se do të kemi mundësi të veprojmë në mënyrë të pavarur, pak pritet se do të ndryshojë: Ju do të keni të njëjtin titull, të njëjtin menaxher dhe të njëjtin rol që keni. I vetmi përjashtim: për ata pjesëtarë të skuadrës, punët e të cilëve janë tërësisht të fokusuara në mbajtjen e statusit të LinkedIn si një kompani me ofertë publike, ne do t’ju ndihmojmë të gjeni detyrën e ardhshme. Në termat e çdo gjëje tjetër, do të jetë siç ka qënë. Ne kemi të njëjtin mision dhe vizion; ne kemi të njëjtën kulturë dhe vlera; dhe unë vazhdoj të jem CEO i LinkedIn.

Doja të përfundoja me një shënim familiar. Një nga momentet më të paharrueshme që kam përjetuar në LinkedIn ishte të tundja zilen në Bursën e Nju Jorkut (NYSE). Gjatë takimit, ne theksuam faktin se shkuarja e kompanisë në ofertë publike nuk ishte fundi i lojës, por një hap i madh përpara në procesin e objektivave përfundimtarë. Dy fjalët të cilat janë bërë mantra jonë zyrtare në LinkedIn ishin: “Çfarë vjen më pas?” Me fjalë të tjera, mos jeto në të shkuarën, të vuash shumë për një mësim të mësuar tashmë, ose të festosh një arritje të veçantë, por më mirë fokusohu në detyrën që ke në dorë. Është një mantra që na shërbeu të gjithëve.

Ndaj, ky është hapi i madh i rradhës,

Ajo çfarë vjenma më pas.”

 

/Marrë nga profili i CEO-s së LinkedIn, Jeff Weiner

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0