Kyocera Digno Rafre, telefoni që lahet bashkë me enët

Kyocera Digno Rafre, telefoni që lahet bashkë me enët


Dy vitet e fundit është shtuar ndjeshëm numri i telefonëve inteligjentë rezistentë ndaj ujit. Por a e imagjinoni të lani një telefon të tillë me sapun? Një kompani e njohur si Kyocera e ka bërë realitet një të gjë të tillë.

Ky telefon i disponueshëm në Japoni aktualisht është dizenjuar për t’u rezistuar dëmtimeve dhe një dushi të ftohtë. Kjo kompani beson se çdo konsumator kërkon një telefon të cilin mund ta përdorin maksimalisht dhe pastaj ta pastrojnë si çdo tjetër.

Kyocera Digno Rafre ka mbrojtje edhe ndaj ujit të ngrohtë. Dizajni i jashtëm është ndërtuar për t’i rezistuar dëmit që vjen nga uji. Ekrani mund të përdoret edhe me duar të lagura. Pjesa e pasme e tij ka veti shëruese ndaj gërvishtjeve, një risi e cila është pjesë e telefonëve të fundit LG.

Ka 2GB RAM, 16 Gb memorie të brendshme dhe Android Lollipop 5.1. Kamera e pasme zotëron një sesnor 13 megapiksel ndërsa ajo frontale vetëm 2 megapiksel.

/PC World Albanian/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0