Kuvendi i shqipërisë hap dyert për vizitorët dhe të rinjtë. Mësoni më tepër... - Business Magazine Albania

Kuvendi i shqipërisë hap dyert për vizitorët dhe të rinjtë. Mësoni më tepër…

Njohja e Kuvendit të Shqipërisë dhe institucioneve të tjera po ashtu edhe rolit që kanë figura të ndryshme politike ka qenë një nga nismat që ka ndërmarrë kuvendi për të hapur dyert tek një projekt i cili i afron të gjithë aktorët bashkë për një qeverisjeje më transparente. Xheni Lame, nga Shërbimi i Edukimit Qytetar në Kuvendin e Shqipërisë, ka folur në lidhje me angazhimin e të rinjve për t’u qasur në këtë institucion dhe të tjera.

Si nisi kjo ide për ti afruar të rinjtë për të njohur më tepër kuvendin ?

Nisi nga qëllimi apo strategjia për të qenë më të hapur për të prezantuar institucionet.Nisur nga kjo u ngritën disa programe përgjegjëse  për këtë ide apo koncept.

Ju realizoni pesë programe si i keni ndarë këto programe dhe kuptimi specifik i tyre?
Programi i parë është, këndvështrimi im një program i hartuar për të nxitur të rinjtë të përfshihen më tepër në debate dhe diskutime te frytshme. Ata stimulojnë debatin parlamentar dhe vishen në rolin e deputetit vetëm për një ditë dhe të gjithë bashkë ushtrojnë atë funksion si një eksperiencë unike. Ky program është pritur shumë mirë dhe është përqafuar nga të gjithë të rinjtë. Të jesh pjesë ku ti sillesh vetë si deputet apo të japësh mendimin tënd e ben shumë interesante këtë gjë. Mbi të gjitha me këtë program ju ndryshon edhe qasja ndaj vendimarrjes. Ne kemi realizuar aktiviteve thuajse më të gjitha qytetet.

lexo: Rrëfim i ndjerë. Ja kush ishte mësuesja e cila ktheu shtëpinë në shkollë në 1997

Si funksionon aplikimi?
Sigurisht që ka një kalendar për të gjithë dhe duhet të jetë një organizim paraprak për çdo hap. Në përzgjedhim ditën që është më e përshtatshme për ata. Faza përgatitore e tyre është fillimisht në ambientet e shkollës ku ata bëhen gati për të ardhur në ambientet e kuvendit dhe të aplikojnë projektin. Ne i ndjekim ndoshta jo në të gjitha fazat por në shumicën prej tyre .

Cilat janë pyetjet më të shpeshta që të rinjtë bëjnë ?
Pyetjet janë të ndryshme sa normale , familjare dhe profesionale. Kurioze janë për jetën dhe agjendën e një deputeti se çfarë bën ai në vetvete.
Ju bëni edhe një “Tur Parlamentar”?
Po ne bëjmë një Tur për të prezantuar ambientet në të dyja godinat por mund të jenë edhe vizita tematike. Ata marrin informacion dhe mund të kenë ndare datën për të ardhur dhe ne do t’iu japim informacion mbi temën që ka interes . Ka shumë të rinj dhe të huaj mbi të gjitha që vijne për të njohur institucionet tona. Bashkëpunimi është sigurt me agjencitë turistike kur duam të jemi pjesë e guidave që kanë në Tiranë. Ata duhet të bëjnë një aplikim parprak dite dhe orari .

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0