Kur puna në ekip është e mirë për punonjësit dhe kur nuk është

Kur puna në ekip është e mirë për punonjësit dhe kur nuk është


Shumica e punëve sot bëhen në ekip. Ndërsa puna në ekip mund të çojë në ide inovative dhe performancë të fortë, ajo gjithashtu mund të jetë stresuese. Konfliktet lindin, njerëzit bëhen shumë të varur nga njëri-tjetri, disa nuk nuk shpërblehen ashtu siç ju takon. Por ka edhe kosto të shumta koordinimi, të cilat nxisin punonjësit të punojnë mirë dhe me përkushtim.

Në një studim të bërë për këtë çështje, nga Chidiebre Ogbonnaya, u zbulua se një pjesë e madhe e këtij stresi, buron nga presioni që menaxherët ushtrojnë mbi punonjësit. Ushtrimi i presionit në disa raste ka efekte pozitive, pasi i nxit punonjësit të japin produktivitet e të performojnë në mënyrë të mirë.

Por në disa raste, presioni i tyre mund të shkaktojë probleme, pasi mund të sjellë performancë dhe produktivitet të ulët në punë. Gjatë studimit menaxherët folën për mënyrën sesi puna në ekip funksionon në vendin e tyre të punës, nga sa anëtarët e ekipit varen nga njëri-tjetri për të bërë punët e tyre. Madje u prek edhe tema se si anëtarët e ekipit marrin vendime të përbashkëta. Menaxherët gjithashtu raportuan se si vendet e tyre të punës, u përballën në aspektet kryesore të performancës, përfshirë produktivitetin e punës, performancën financiare dhe cilësinë e produktit ose shërbimit, krahasuar me vendet e tjera të punës në të njëjtën industri.

Lexo: 5 gjërat që duhet të keni parasysh para se të shkruani librin tuaj të biznesit

Sondazhi u kërkoi punonjësve të raportojnë mbi nivelin e angazhimit të tyre ndaj organizatës, masën e presionit që ata pësuan në punë dhe sa shpesh ata ndjeheshin të tensionuar, të shqetësuar për shkak të punës.

Nga krahasimi i të dhënave, u zbulua se puna në ekip ndikon në performancën organizative dhe mirëqenien e punonjësve. Nga njëra anë, ekzistonte një marrëdhënie pozitive midis punës në ekip dhe performancës organizative, e cila u shpjegua pjesërisht nga ndjenja e angazhimit të punonjësve ndaj organizatës. Në vendet e punës ku punonjësit duhet të ndajnë përgjegjësinë për produktet dhe shërbimet specifike, menaxherët raportuan rritje të niveleve të produktivitetit dhe cilësisë më të mirë të produkteve dhe shërbimeve. Në vendet e punës ku punonjësit u mbështetën tek njëri-tjetri për të bërë punën e tyre, menaxherët raportuan se: performanca financiare ishte përmirësuar, ndërsa punonjësit shprehin një ndjenjë të rritur të angazhimit organizativ.

Pra puna në ekip rrit nivelin e kërkesave  në punë  dhe i bën ata të shqetësohen më shumë për punën e tyre. Por në disa raste u konstatua se puna në ekip, shoqërohej edhe nga një ndjesi e madhe ankthi. Kur ato përballen me përgjegjësinë e përbashkët, kanë më shumë gjasa të jenë të tensionuar dhe të detyruar të punojnë me orë të gjata.

Lexo: Si ta kuptoni nëse dikush është një lider i madh?

Ajo ç’ka u zbulua nga studimi, ishte se ndjenja e ankthit në punë edhe mund të mposhtet. Kjo ndodh kur punonjësit ndjejnë një ndjenjë krenarie për të punuar për organizatën, ose kur vlerësohen nga organizata. Kjo i bënte ata të ishin më të përkusthtuar dhe më pak të stresuar. Duket se angazhimi në nivele të larta, i ndihmon punonjësit të përballen me kërkesat e punës në ekip. Studimi tregoi se lidhur me kushtet e punës, më shumë se një e treta e menaxherëve, thanë se punonjësit kishin shumë larmi në detyrat e tyre, kishin një kontroll të arsyeshëm mbi ritmin e punës dhe u lejohej të kishin hyrje në vendime për përgjegjësitë e tyre të punës. Punonjësit raportuan ndjenjën se organizata kujdesej për mirëqenien e punonjësve dhe i ndihmon ata të përballojnë në mënyrë më të lehtë stresin.

Në rastet kur ekipi nuk performon mirë, menaxherët kanë mundësuar trajnimet e tyre dhe ju kanë dhënë punonjësve lirinë të ndikojnë në përgjegjësinë e tyre të punës. Por sipas punonjësve, menaxherët nuk i trajtonin me drejtësi dhe ishin më pak të sinqertë në zbatimin e premtimeve të tyre. Pengesat kryesore për performancën e ekipit, ishin marrëdhëniet e dobëta ndërmjet menaxherëve dhe punonjësve, të cilat shkaktojnë mosmarrëveshje të vazhdueshme dhe i bëjnë punonjësit të ndjehen më të stresuar në punë.

Për të arritur rezultate të larta dhe produktivitet, menaxherët duhet të marrin parasysh stresin që vjen nga puna në ekip. Kur delegojnë punë, ata duhet të sqarojnë se cilat detyra kanë përparësi më të mëdha. Në rastet kur punonjësit përballen me kërkesa të kundërta, menaxherët duhet të nxjerrin në pah fushat e mundshme të shqetësimit si: kufizimet kohore dhe rreptësinë. Në të kundërt presioni në punë do të arrijë nivele të larta dhe mirëqenia do të ulet.

Lexo: 5 teknika për të punuar me sukses me njerëz që janë të ndryshëm nga ju

Punonjësit mund të punojnë për të zhvilluar besimin me anëtarët e ekipit dhe të tregojnë vlerën që secili projekt ju sjell atyre. Ekipet shpesh vuajnë nga prezenca e konflikteve midis anëtarëve dhe kjo rrit presionin dhe mundësinë që performanca të jetë e keqe. Kur punonjësit përfshihen në diskutime të gjera, mos harroni se të gjithë kanë përgjegjësinë për të kontribuar dhe duhet të jenë në gjendje t’a bëjnë këtë lirshëm. Kjo shoqërohet me pasoja pozitive, duke përfshirë marrëdhëniet e mira ndërpersonale, moral të fortë të ekipit dhe mbështetje që ndihmon në uljen e stresit. Nëse puna ekipore bëhet siç duhet, punonjësit do të jenë më të lumtur dhe përfitimet e punës së bashku do të jenë më të qëndrueshme.

Harvard Business Review

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0