Si ta kuptoni nëse dikush është një lider i madh?

Si ta kuptoni nëse dikush është një lider i madh?


Cila është gjuha që liderët e mëdhenj e kuptojnë, ndërsa ju mund të mos e kuptoni? Epo, sinqerisht, liderët më të mirë flasin ndryshe për krenarinë – dhe kjo nuk ka lidhje me paratë, statusin apo titullin e tyre.

Njerëzit kanë botëkuptime të ndryshme për krenarinë. Nga njëra anë, të gjithë duam të ndjehemi krenarë për punën që bëjmë, për kompaninë për të cilën punojmë dhe për suksesin që kemi arritur në karrierën tonë. Nga ana tjetër, krenaria është një nga shtatë mëkatet vdekjeprurëse – një koncept i sqaruar në vitin 590 nga Papa Gregori. Në thelb, ai përkufizohej si mëkati më i rrezikshëm – një çoroditje e aftësive që i bën njerëzit të besojnë se janë Zot. Dhe, le të jemi të sinqertë, kjo është një perspektivë e zymtë e krenarisë.

Lexo: 4 Mënyra sesi një ndjekës mund të bëhet lider

E vërteta e kësaj çështjeje është se ne të gjithë e kuptojmë vlerën dhe rrezikun e krenarisë. Dhe këtu liderët më të mirë duket se flasin të njëjtën gjuhë – sepse kur liderët e mëdhenj flasin rreth arritjeve për të cilat janë më krenarë, ato arritje rrallë kanë qenë për veten e tyre.

Liderët më të mirë krenohen me:

  1. Progresin

Ndërsa shumë prej nesh takojnë njerëz që duan të flasin për gjithçka që kanë arritur personalisht, liderët e shkëlqyeshëm (edhe kur duhet të marrin pjesën më të madhe të meritës) kanë një ndjenjë krenarie për njerëzit, grupet dhe ekipet që ndikuan në realizimin e atij progresi. Liderët më të mirë nuk thonë “Shikoni çfarë bëra”. Përkundrazi, ju do t’i dëgjoni të thonë “Shikoni çfarë bëmë”, ose “Shikoni se çfarë bënë ata”.

  1. Përulësinë.

Kjo, ndryshe nga shembulli i mësipërm, është një fushë ku liderët më të mirë shprehin krenari personale. Liderët e mëdhenj krenohen me injorancën e tyre personale (mbase gjatë viteve të tyre të rinisë). Dhe ata krenohen më shumë për gabimet e tyre – sepse ato gabime janë shumë herë arsyet kryesore që ata janë bërë të suksesshëm.

  1. Karakterin.

Një listë e gjatë e arritjeve është gjithmonë mbresëlënëse. Por liderët më të mirë në fakt kujdesen më shumë për mënyrën sesi një person bëhet i suksesshëm sesa për vetë suksesin. Karakteri ka rëndësi, dhe liderët e mëdhenj krenohen për t’i bërë gjërat në “mënyrën e duhur”.

Kjo është arsyeja pse ju mund të shihni disa punonjës të caktuar të ngriten në detyrë përpara atyre që mund të kenë bërë më shumë për kompaninë. Kjo është për shkak se ata punonjës flasin gjuhën e liderve të mëdhenj – ata e tregojnë karakter.

  1. Kuptimin

Kjo mund të tinëgëllojë e çuditshme për disa nga lexuesit. Por nuk është kështu. Liderët më të mirë, përderisa janë të mirë në frymëzimin e ekipit dhe për të mbledhur njerëzit rreth një qëllimi të përbashkët për krijimin e një rezultati të suksesshëm, ata krenohen me kontributin që puna e tyre bën për botën.

Ata krenohen me krijimin e një impakti pozitiv – në jetën e klientëve, për anëtarët në komunitetin e tyre, ose për çështjet e rëndësishme të botës.

  1. Suksesin e të tjerëve.

Ndërsa kjo e fundit mund të duket e ngjashme me të parën, nuk është kështu. Liderët më të mirë e kuptojnë që puna e tyre nuk është që të admirohen. Ata e kuptojnë që puna e tyre nuk është të bëhen më të suksesshëm se të gjithë të tjerët në ekipin e tyre. Ata e kuptojnë se puna e tyre nuk është që të respektohen apo të pëlqehen. Liderët më të mirë e kuptojnë që puna e tyre është t’i ndihmojnë të tjerët të bëjnë më të mirën e tyre. Dëgjoni nga afër liderët e mëdhenj se çka i bën atë krenar. Ka të ngjarë që ata do t’ju tregojnë një histori për suksesin e dikujt tjetër.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0