4 Mënyra sesi një ndjekës mund të bëhet lider - Business Magazine Albania

4 Mënyra sesi një ndjekës mund të bëhet lider


Nga udhëheqja vjen përgjegjësia, por gjithashtu më shumë mundësi , më shumë respekt dhe  kontroll mbi jetën tuaj. Ndërsa disa njerëz janë të kënaqur kur e shmangin udhëheqjen, pjesa tjetër përpiqet të marrë fatin në duart e veta. Por, nëse jeni mësuar të jetoni jetën tuaj dhe të bëni karrierë si një ndjekës, a është e mundur që të transformoheni në një lider?

Pse lidershipi nuk është i paarritshëm.

Është thënë se liderët lindin, nuk bëhen, por ka dëshmi për të kundërtën. Për të përcaktuar se pse liderët mund të bëhen dhe nuk janë vetëm të lindur nga natyra, le të hedhim një vështrim në aspektet që duhet poseduar për të qenë një lider i suksesshëm:

Vetëbesim. Vetëbesimi vjen natyrshëm tek disa, por për të gjithë të tjerët, vlen padyshim qasja “fake it till you make it”. Udhëheqësit duhet vetëm të duken të sigurt – nuk ka rëndësi se çfarë ndiejnë brenda – kështu që kjo është një aftësi që mund të arrihet.

Dije. Nuk ka kufi se sa njohuri mund të fitojë një person, kështu që këtu nuk ka kufizim të arritshmërisë.

Aftësi. Aftësitë mund të përmirësohen me praktikë. Nëse nuk jeni në thelb “të mirë” në fushën tuaj, mund të punoni për t’u përmirësuar.

Vendosmëri. Vendimmarrja është një tjetër aftësi e natyrshme për disa, por e mundshme për t’u përvetësuar nga të tjerët. Marrja e vendimeve të forta dhe përpjekja për zgjidhje është diçka që mund të praktikohet dhe përmirësohet.

Respekt. Ju duhet të tregoni respekt për të gjithë, pavarësisht nëse jeni një udhëheqës ose një ndjekës. Nëse me të vërtetë nuk mund ta shfaqni këtë cilësi, ju nuk keni të drejtë të jeni lider.

Angazhim. Nëse jeni të interesuar të bëheni lider, ju vetë sa jeni të angazhuar për qëllimet dhe idealet tuaja në një farë mënyre.

Komunikim. Megjithëse disa njerëz komunikojnë natyrshëm më mirë, ju mund t’i mprehni aftësitë tuaja komunikuese përmes praktikës.

Kjo nuk është një listë gjithëpërfshirëse, por këto janë themele që çdo udhëheqës duhet t’i ketë.

Aktualizimi i lidershipit.        

Ne e dimë se lidershipi është i arritshëm, prandaj këtu janë katër metodat që mund t’i përdorni për ta arritur atë:

Përvoja.  Sa më shumë kohë të kaloni duke u angazhuar në një industri specifike, fushë apo rol, aq më mirë do ta kuptoni. Ju do të mësoni gjithҫka rreth tregtisë, veçanërisht në qoftë se merreni nga pak me fusha të tjera dhe përfundimisht ju do të zhvilloni njohuritë, aftësitë komunikuese dhe vetëbesimin që ju duhet për të qenë i suksesshëm si një udhëheqës. Kjo rrugë e parë drejt lidershipit është e natyrshme dhe është e gjitha çfarë nevojitet për të manifestuar një fushë të caktuar. Vazhdoni të punoni fort, të përmirësoni veten dhe përfundimisht do të jeni në gjendje të përshtateni për këtë punë.

Rritje e vazhdueshme. Ju nuk mund të bëni metamorfozën nga një ndjekës në një udhëheqës brenda natës , ka shumë pozita profesionale që shërbejnë si role ndërmjetëse mes këtyre dy rrugëve. Menaxherët janë një shembull i përkryer; ata nuk bëjnë ndonjë ndryshim drastik ose nuk shërbejnë si vizionarë për kompaninë, por delegojnë, komunikojnë dhe organizojnë ekipet e tyre. Filloni të kërkoni këto role ndërmjetëse të “udhëheqjes” , duke i ҫuar në nivelet më të larta aftësitë tuaja të udhëheqjes deri sa të filloni të ndiheni më rehat me to.

“Vullnet ”. Natyrisht, është gjithashtu e mundur të zhvilloni aftësitë tuaja si një udhëheqës përmes forcës së vullnetit, sado e çuditshme që mund të tingëllojë kjo. Nëse kaloni pak kohë duke vlerësuar e aspektet që duhet të ketë një lider në industrinë tuaj, mund të bëni një listë të të gjitha aftësive ose aspekteve të njohurive që ju nevojiten për t’i përvetësuar dhe ngadalë të punoni për t’i përftuar ato. Kjo metodë merr kohë, energji dhe vullnet të konsiderueshëm, por mund t’ju çojë në drejtimin e duhur për zhvillim personal.

Domosdoshmëri. Ndonjëherë, mënyra më e mirë për të mësuar se si të notosh është të hidhesh në ujë. Ndërsa aftësitë e udhëheqjes zhvillohen me besueshmëri dhe me përvojë, në disa raste gjëja më e mirë për të bërë është që të pranoni një rol udhëheqës, si për shembull të ndërtoni biznesin tuaj – pavarësisht se a jeni gati a po jo. Do të fundosesh ose do të notosh nga nevoja dhe presioni i situatës do të të ndihmojë të zhvillosh më shpejt aftësitë e nevojshme. Është një metodë e frikshme për t’u bërë udhëheqës, por shumë më e shpejtë.

Këto metoda nuk janë të vetmet që mund t’i përdorni për të bërë evoluimin tuaj në një lider por ato janë disa nga më të besueshmet. Zgjidhni një rrugë, duke u frymëzuar nga të tjerët, ndryshoni përgjatë rrugës nëse goditni pengesat ose nëse preferencat tuaja ndryshojnë . Për sa kohë që mbeteni të përkushtuar dhe nuk keni frikë t’a sfidoni veten, nuk ka asgjë që mund t’ju ndalë për t’ia arrirë qëllimit.

Entrepreneur

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0