5 gjërat që duhet të keni parasysh para se të shkruani librin tuaj të biznesit

5 gjërat që duhet të keni parasysh para se të shkruani librin tuaj të biznesit


Nga Heather Wilde

A keni ëndërruar ndonjëherë të bëheni autorë? Ajo që dikur ishte një mundësi vetëm për shkrimtarët profesionistë, politikanët ose të famshëm, është bërë më e arritshme për sipërmarrësin e përditshëm.

Shkrimi i një libri sot është marketing i zgjuar. Ju keni mundësinë të tregoni njohuritë tuaja, personalitetin tuaj dhe stilin tuaj të komunikimit për çdo klient të mundshëm. Për fat të keq, shkrimi i një libri mund të marrë kohë dhe mund t’ju largojë pak nga biznesi juaj. Ka shumë mjete në dispozicion për t’ju ndihmuar të krijoni, shkruani, mblidhni dhe botoni vetë librin tuaj. Ja disa mënyra pët ta bërë këtë:

Shkruani atë që dini 

Libri im i parë ishte një udhëzues i thjeshtë “Fillimi”. Ndërsa kisha ndihmuar në ndërtimin e kompanisë, isha i kualifikuar në mënyrë unike për ta shkruar atë informacion me përpjekje minimale. Kur vendosni për temën tuaj, nuk keni nevojë të synoni Luftën dhe Paqen. Mendoni për diçka të dobishme dhe informuese për njerëzit.

Mos u shpërqëndroni kur vendosni të shkruani

Për mua dhe shkrimtarët e tjerë që njoh, është pothuajse e pamundur të shkruani nëse ka ndonjë shpërqëndrim. Prandaj, mos prisni të planifikoni një orë në kalendarin tuaj për të shkruar. Në vend të kësaj, jepini vetes një gjysëm dite ose të plotë, një herë në javë, kushtuar librit tuaj – pa përgjegjësi ose ndërprerje të tjera.

Lexo: 4 Mësime të rëndësishme biznesi nga aktivistja 16 vjeçare e nominuar për çmimin Nobel

Provoni disa pyetje & përgjigje

Ndërsa shkruaja librin tim të tretë, kisha vazhdimisht takime dhe fluturime dhe ishte e vështirë të gjeja kohë për të shkruar. Në vend të kësaj, fillova të regjistroja shënime zanore, duke diktuar përgjigje të pyetjeve që kisha shkruar. Në kohë të lirë, unë thjesht redaktoja transkriptet dhe i përdorja si kornizë kryesore.

Teknologjia është miku juaj

Falë përparimeve gjithnjë e në rritje të pajisjeve, puna që dikur kërkonte një ekip redaktuesish dhe asistentësh botimi, tani mund të bëhet me softuer. Mund të duket e frikshme në fillim, por është plotësisht e mundur të vendosni dhe të krijoni kopjen tuaj përfundimtare të reklamave për botim.

Lexo:  4 libra biznesi për t’u lexuar

 SEO është gjithçka 

Pasi libri juaj të jetë gati, duhet t’ua tregoni njerëzve që janë të interesuar. Tradicionalisht, kjo do të thotë të bësh një fushatë  marketingu që përfshin: dërgimin e librave në libraritë, klubet e librave, bibliotekat, dyqanet e mediave, etj. Kjo nuk është e nevojshme për biznesin mesatar. Pavarësisht se si e bëni atë, një gjë është e sigurtë: nëse shkruani diçka që ka përmbajtje të vlefshme për klientët tuaj, do të korrni përfitime në vitet në vazhdim.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0