Kur e gjen forcën edhe në mes të errësirës, Serial i Netflix “Maid” një shembull i reflektimit pozitiv - Business Magazine Albania

Kur e gjen forcën edhe në mes të errësirës, Serial i Netflix “Maid” një shembull i reflektimit pozitiv

Maid

Nga Nada Dosti, kontributore

Këtë 25 nëntor, në Ditën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, rikujtojmë edhe një herë se në Shqipëri, 16 gra u vranë nga partnerët vetëm në 9 muaj të fundit, sipas të dhënave të policisë së shtetit.

Në rastin më fatkeq, dhuna ndaj grave përfundon në vrasje, të cilat konvertohen në shifra feminicidi. Ky i fundit, është një term i artikuluar nga autorja feministe Diana E. H e cila e përkufizon atë si një fenomen që përshkruan krimin e urrejtjes me bazë seksiste, i përcaktuar gjerësisht si “vrasje e qëllimshme e grave ose vajzave për shkak se ato janë femra”, megjithëse përkufizimet ndryshojnë në varësi të kontekstit të tij kulturor.”

E megjithatë, dhuna dhe abuzimi nuk është vetëm fizik. Dhuna mund të jetë edhe psikologjike dhe emocionale dhe ajo ndodh përditë, në çdo ambient.

Kështu, abuzimi emocional është një tërësi sjelljesh, përmes të cilit ai që i kryen këto sjellje, fyen, poshtëron dhe në përgjithësi fut frikë tek një individ për ta pasur nënkontroll. Realiteti i individit mund të shtrembërohet, pasi ata që e pësojnë këtë abuzim e përvetësojnë duke e mbartur fajin mbi vete. Njerëzit që vuajnë nga abuzimi emocional mund të përjetojnë vështirësi afatshkurtra të tilla si konfuzion, frikë, vështirësi në përqendrim dhe vetëbesim të ulët, si dhe makth, dhimbje zemër etj. Pasojat afatgjata mund të përfshijnë ankth, pagjumësi dhe izolim social.

Por mbi të gjitha, siç tregon dhe Sheryl Sandberg në librin e saj Plani B, njerëzit që pësojnë abuzim kanë prirje të mendojnë se nuk e kanë nënkontroll jetën e tyre, se nuk e kanë forcën e brendshme të ndryshojnë këndvështrimin për veten dhe të shpëtojnë nga gjithçka që i mban të lidhur me të shkuarën. Dhe gjithashtu nuk arrijnë ta kuptojnë se çdo ditë mund të hedhin hapa të vogla që mund t’ua përmisojnë jetën.

Për të tilla fenomene flet edhe Maid, një ndër serialet me episode të limituara më të ndjekura në Netflix, i cili që nga data e daljes në platformë më 1 Tetor deri në fund të muajit ka shënuar një shikueshmëri prej 67 milionë të abonuar, duke ia kaluar edhe “The  Queen’s Gambit”.

Lexo: Nga Kutia e Pandorës tek Squid Game: misogjenia ndër shekuj!

Të pastrosh tualetet e të pasurve

“Kjo ishte “ekzistenca ime e fshehur” ndërsa unë pastroja “ekzistencën” e të tjerëve në mënyrë që e tyre të dukej e përsosur“. Ajo është Stephanie Land.

Bëhet fjalë për një grua të re që pas lindjes punon për të mbijetuar së bashku me vajzën e saj të vogël, duke pastruar shtëpitë e të pasurve. Teksa e bën këtë, Stefania shkruan.

Ajo shkruan për veten e saj, shkruan për një nënë beqare sot në Amerikë, e cila lufton çdo ditë për të mbajtur zgjuar dritën brenda saj për të mos rënë në depresion dhe për t’i dhuruar një të ardhme më të mirë të bijës. Stephanie Land sot është 43 vjeç, ajo ishte 37 kur botoi një artikull për Vox me titull “Kam kaluar 2 vjet duke pastruar shtëpi. Ajo që pashë kurrë nuk më bëri të dëshiroj të jem e pasur”, artikull i cili më vonë u kthye në një  “bestseller” . Artikulli fliste për punën e palodhur, pagesat e ulëta dhe vullneti i hekurt i një nëne për të mbijetuar”.

Artikulli u kthye në libër, një libër të suksesshëm, i cili u kthye në një film.

Maid

Stephanie luhet nga aktorja Margaret Qualley. Ndërsa roli i nënës nga Andie Mc Dowell, ato janë vërtetë nënë e bijë edhe në realitet.

Në këtë serial kaq të shkurtër, por kaq i mbushur me tematika pasqyrohen aq mjeshtërisht fenomene të ndryshme, përveç dhunës ndaj gruas, si: mjerimi me cownt down-e buxhetesh që mbarojnë ende pa filluar dhe kur kursimi është i pamundur, depresioni kur dita dhe nata, shtëpia dhe pylli, shkrihen me njëra-tjetrën dhe kulminon me “zhytjen” e ekzistëncës në një divan, ku vegjeton për javë të tëra.

Për gjatë 10 orëve, seriali ecën në një vijë jashtëzakonisht të mirë midis shfaqjes së realitetit të varfërisë në Amerikë dhe krijimit të “pornografisë së mjerimit”. Alex dhe të gjithë ata që e rrethojnë janë personazhe plotësisht të realizuara: veçanërisht nëna e saj “bipolare e padiagnostikuar” Paula, si dhe ish bashkëshorti Sean, për të cilin është e vështirë për shikuesin të ndiejë simpati ndaj tij. Edhe pse në fakt, ky i fundit ka problemet e veta psikologjike, si varësia ndaj alkolit dhe traumat e fëmijërisë prej një nëne pijanece.

Të dy persnazhet, si Alex, si Sean janë njerëz që kanë pësuar trauma në fëmijëri, por dallimi midis tyre është se Alex e merr në dorë situatën e saj: në fillim ajo përballet me traumën duke: 1.zbuluar burimin e ankthit të saj (mbyllja në dollap për të mos qenë dëshmitare e dhunës së babait ndaj nënës së saj) detaj të cilin nënvetëdija e saj kishte vendosur ta groposë si kujtim për të pasur guxim për të ecur përpara. 2. Më pas ajo gjen një motiv për ta shëruar depresionin e saj dhe shkëndija që e shkund dhe e çon prej divanit ku është zhytur është pikërisht pasioni i saj për të shkruar dhe normalisht dashuria e nënës për fëmijën, e cila triumfon gjithmonë. 3. Alex i jep fund rrethit vicioz të dhunës, duke ikur prej dhunuesit të saj, edhe pse në një moment dobësie rikthehet tek dhunuesi, me të njëjtin pretekst naiv “për hatër të fëmijës dhe me shpresë se do ndryshojë”, por ajo arrin të dalë prej këtij rrethi, përkundër Sean i cili abuzimin që ka pësuar nga imazhi i nënës e ushtron në formë hakmarrjeje tek një tjetër imazh femëror që është bashkëshortja e tij.

Lexo: Teknologjia në ndihmë të turizmit. Ky start-up në Rumani jep një shembull të shkëlqyer për rimëkëmbjen e industrisë

Siç e shpjegon dhe psikologu i njohur Adam Grant (autor i Give and Take, si dhe bashkëautor i Plani B) “Rritja post-traumatike” ndodh kur më shumë se gjysma e personave që përballen me fatkeqësi në fund shfaqin të paktën një ndryshim pozitiv, krahasuar me 15% që vuajnë nga PTSD-ja (Posttraumatic stress disorder). Adam shpjegon se nuk është e vërtetë që njerëzit nuk mund të ecin përpara nëse nuk kanë role-models, dhe këtë e bën të mundur vetëm forca e mendimit dhe vullnetit. Kështu, mund të jetë e vërtetë se “role-models” kanë ndikim të fuqishëm, ndaj dhe vajzat nuk studjojnë shkenca kompjuterike sepse nuk shohin gra të specializuara në këtë fushë, nuk përpiqen të kenë role drejtuese, sepse nuk shohin gra në role të tilla dhe të njëjtën gjë mund të themi se nëse nuk beson se rritja jote është e mundur, atëherë nuk ke për ta arriturr kurrë këtë gjë.”

Edhe në rastin e Alex, e cila ndoqi shembullin e nënës së saj duke ikur nga dhuna në mes të natës, gjë e cila u konvertua në subkoshiencën e Alex në formën e një instikti për të bërë gati plaçkat dhe për të ikur në mes të natës pa asnjë kacidhe dhe pa menduar për pasojat. Por, ashtu siç shpjegon Adam Grant, rritja post traumatike mund të shfaqet në forma të ndryshme, por më kryesoret janë: gjetja e thelbit të jetës dhe kërkimi i mundësive të reja. Për Alex thelbi i jetës ishte të mbijetonte dhe të krijonte një të ardhme më të mirë për vajzën e saj larg dhunës. Kërkimin e mundësive të reja ajo i zbuluoi duke pastruar shtëpitë e të pasurve, duke shkruar në të njëjtën kohë dhe duke përmbushur ëndrrën e vjetër për të studjuar Art dhe Letërsi, gjë që e çoi drejt suksesit të një libri best seller dhe një nga serialet me të ndjekura në Netflix.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0