Teknologjia në ndihmë të turizmit. Ky start-up në Rumani jep një shembull të shkëlqyer për rimëkëmbjen e industrisë - Business Magazine Albania

Teknologjia në ndihmë të turizmit. Ky start-up në Rumani jep një shembull të shkëlqyer për rimëkëmbjen e industrisë

Alexandru Filip nisi një startup të ri të teknologjisë së udhëtimit në mbyllje të plotë. Ideja për Pickatrip.ro u shfaq pranverën e kaluar me ambicien për të ndihmuar industrinë e turizmit të rimëkëmbet më shpejt pas pandemisë. Platforma ofron pushime me zbritje në Rumani.

The Recursive,një nga faqet më të mëdha për inovacionin dhe biznesin në Europën Juglindore hedh një vështrim se si teknologjia mund të mbështesë turizmin për t’u rikthyer dhe për të zbuluar mënyra të reja për të tërhequr klientët.

Pickatrip ka disa muaj që përdor versionin beta, pas një investimi fillestar prej rreth 10 mijë €. Për momentin, përdoruesit mund ta testojnë atë falas për një muaj për të parë ofertat ekskluzive. Por themeluesit synojnë të dalin ndërkombëtarisht me zgjidhjen e tyre.

Modeli i biznesit synon kompanitë, të cilat mund t’u ofrojnë punonjësve të tyre llogari me akses të pakufizuar në marrëveshjet e udhëtimit të Pickatrip, me tarifa 30-40% më të ulëta se ato që propozojnë agjencitë e udhëtimit. Tarifa mujore për punëdhënësin është ndërmjet 1.9-3.9 € për punonjës, në varësi të numrit të të punësuarve. Punëdhënësit gjithashtu mund të financojnë një llogari me një shumë specifike për të shpërblyer performuesit më të mirë në kompaninë e tyre.

“Ne zhvilluam platformën për bizneset lokale dhe kompanitë kombëtare për të plotësuar paketën e përfitimeve mbi pagën  që u ofrohen punonjësve dhe nga dëshira për t’i inkurajuar ata të udhëtojnë më shumë. Shumë studime kanë treguar se ata që udhëtojnë shpesh janë më të lumturit dhe më produktivët në punë”, shton Alexandru.

Ekipi aktualisht po fokusohet në zgjerimin e portofolit të vendndodhjeve të partnerëve dhe në gjenerimin e ndërgjegjësimit. Për të arritur objektivin e 5000 përdoruesve deri në vitin 2022, themeluesi është i interesuar për një raund investimi paraprak vitin e ardhshëm për të zhvilluar platformën dhe aplikacionet celulare.

Turizmi në Rumani nga 2019-2022

“Nga gjithsej 8500 njësi akomodimi në Rumani, 500 janë mbyllur përgjithmonë në dy vitet e fundit. Këtyre u shtohen rreth 10 mijë restorante dhe kafene. Pra, ndikimi i koronavirusit ishte i madh në Rumani, si në shumicën e vendeve. Prandaj ambicia jonë e deklaruar është për të kontribuar në rimëkëmbjen e turizmit, praktikisht punëdhënësi kryesor në botë”, thotë Alexandru.

Në vitin 2019, Rumania regjistroi 13 milionë udhëtarë, vendas dhe turistë, ndërsa në vitin 2020 kishte vetëm 6 milionë vizitorë. Themeluesi i “Pickatrip” beson se viti 2022 do të jetë më i mirë se 2021, por nuk do të përputhet me kohën para pandemisë. Meqenëse shkalla e vaksinimit është ende mjaft e vogël, 35% në Rumani, ai beson se turizmi i brendshëm do të jetë një përparësi për vendasit.

Kjo pikëpamje ndahet nga një tjetër themelues lokal i teknologjisë së turizmit, RalucaJianu. Startup-i i saj Epic Visits, një hibrid midis një agjencie udhëtimi dhe një platforme rezervimi, u themelua gjithashtu në vitin 2020.

Në maj 2021, ajo bëri një studim në bashkëpunim me AHA Moments, një kompani kërkimore me qendër në Bukuresht e nisur në vitin 2020, me mbi 1000 rumunë të moshës 16-55 vjeç, të cilët jetojnë në qytete të mëdha të anketuara. Rezultatet tregojnë se këtë vit, 76% e njerëzve kanë dashur të udhëtojnë, me 51% brenda vendit dhe 10% jashtë tij.

Për vitin 2022, 88% e të anketuarve synojnë të udhëtojnë, 38% brenda vendit, 24% jashtë vendit dhe 26% do të udhëtojnë si në vend ashtu edhe jashtë vendit. Raluca ndau në një intervistë të mëparshme se rumunët preferojnë të udhëtojnë brenda vendit, duke u fokusuar te cilësia dhe eksplorimi. Ajo beson se lojtarët e teknologjisë së udhëtimit duhet të adresojnë nevojat e konsumatorëve, duke kursyer kohë dhe duke ofruar oferta të personalizuara.

“Njerëzit janë optimistë kur bëhet fjalë për udhëtimet. ‘Udhëtimi hakmarrës’, dëshira e fortë për të udhëtuar edhe më shumë se përpara Covid-19, është një trend për t’u parë në vitet e ardhshme”, përfundon ajo.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0