Këshilli i ri i AI i Metës përbëhet tërësisht nga burra të bardhë! - Business Magazine Albania

Këshilli i ri i AI i Metës përbëhet tërësisht nga burra të bardhë!

Meta

Meta njoftoi të mërkurën krijimin e një bordi këshillues të AI me vetëm burra të bardhë në të. Gratë dhe njerëzit me ngjyrë kanë folur për dekada të tëra se janë injoruar dhe përjashtuar nga bota e inteligjencës artificiale, pavarësisht se ato janë të kualifikuara dhe luajnë një rol kyç në evoluimin e kësaj hapësire. 

Meta nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për të komentuar mbi diversitetin e bordit këshillues.  Ky bord i ri këshillues ndryshon nga bordi aktual i drejtorëve të Metës dhe Bordi Mbikëqyrës i tij, i cili është më i larmishëm në përfaqësimin gjinor dhe racor. Meta ka deklaruar se bordi do të ofrojë “vështrime dhe rekomandime mbi përparimet teknologjike, inovacionin dhe mundësitë strategjike të rritjes, si dhe do të takohej në mënyrë periodike.”

Në një intervistë të fundit, Sarah Myers West, drejtore menaxhuese në Institutin AI Now, një organizatë jofitimprurëse që studion implikimet sociale të AI, tha se është thelbësore të ekzaminohen në mënyrë kritike institucionet që prodhojnë AI për të siguruar nevojat e publikut.”

“Kjo është teknologji e prirur ndaj gabimeve dhe ne e dimë nga kërkimet e pavarura se ato gabime nuk shpërndahen në mënyrë të barabartë, ato dëmtojnë në mënyrë disproporcionale komunitetet që kanë mbajtur prej kohësh peshën kryesore të diskriminimit. Ne duhet të vendosim një shirit shumë, shumë më të lartë”, tha ajo.

Algoritmet e trajnuar mbi të dhëna tashmë diskriminuese rikthejnë të njëjtat paragjykime që njerëzit i kanë trajnuar të adoptojnë. Në përgjithësi, tashmë vërehen sisteme të AI që përjetësojnë dhe përforcojnë diskriminimin racor në punësim , strehim dhe drejtësi penale. Asistentët zanorë luftojnë për të kuptuar thekse të ndryshme dhe shpesh e shënjojnë punën e anglishtfolësve jo-amtare si të krijuara nga AI pasi, siç vë në dukje Axios, anglishtja është gjuha amtare e AI. Sistemet e njohjes së fytyrës i tregojnë njerëzit e zinj si të dyshuar të mundshëm për krime më shpesh sesa të bardhët . 

Ka arsye për t’u shqetësuar se si një ekip burrash krejt të bardhë në një nga kompanitë më të njohura të teknologjisë në botë, duke u angazhuar në këtë garë për të shpëtuar botën duke përdorur AI, mund të këshillojnë ndonjëherë për produkte për të gjithë njerëzit kur vetëm një demografi e ngushtë përfaqësohet. Do të duhet një përpjekje masive për të ndërtuar teknologjinë që të gjithë mund ta përdorin. Në fakt, shtresat e nevojshme për të ndërtuar realisht AI të sigurt dhe gjithëpërfshirëse nga hulumtimi deri te kuptimi në një nivel shoqëror ndërsektorial  janë aq të ndërlikuara sa është pothuajse e qartë se ky bord këshillues nuk do ta ndihmojë Metën ta bëjë atë siç duhet. Të paktën aty ku Meta dështon, mund të lindë një startup tjetër.

techcrunch.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0