Kthehet #IceBucketChallenge, tani për ndërgjegjësimin e shëndet... - Business Magazine Albania

Kthehet #IceBucketChallenge, tani për ndërgjegjësimin e shëndetit mendor

Një nga sfidat më ikonike që bëri bujë në vitin 2014, #IceBucketChallenge, e cila ngriti ndërgjegjësimin për ALS (Sëmundja e Amyotrofikës Lateral Sclerosis), ka rikthyer këtë vit një version të ri, por me një mision tjetër. Pas një dekade, sfida tani po i kushtohet një kauze po aq të rëndësishme, shëndetit mendor.

Sfidën e re #SpeakYourMIND Ice Bucket Challenge e ka nisur klubi MIND në Universitetin e South Carolina, me qëllimin për të ndryshuar stigma në lidhje me shëndetin mendor dhe për të mbledhur fonde për Active Minds, organizatën më të madhe jo-fitimprurëse në SHBA që punon për të ndryshuar perceptimin mbi shëndetin mendor te të rinjtë. Sfida i inkurajon pjesëmarrësit që të hedhin një kovë me ujë të akullt mbi kokë, të dhurojnë për Active Minds dhe t’i ftojnë të tjerët të bëjnë të njëjtën brenda 24 orëve.

Lexo gjithashtu: Qytetet më romantike në botë që duhet t’i vizitoni patjetër!

Wade Jefferson, themelues i MIND, theksoi se bisedat për shëndetin mendor duhet të jenë po aq të zakonshme dhe të rehatshme sa ato për shëndetin fizik. Kjo fushatë përputhet me misionin e Active Minds, i cili ka për qëllim krijimin e komuniteteve mbështetëse dhe promovimin e parandalimit të vetëvrasjeve. Active Minds u themelua nga Alison Malmon pas tragjedisë së humbjes së vëllait të saj, i cili përjetoi izolim emocional për shkak të kushteve të shëndetit mendor dhe më pas mbylli jetën në vitin 2000.

Sfida #SpeakYourMIND ka tërhequr vëmendje të madhe, me pjesëmarrës që përfshijnë trajnerin e futbollit Shane Beamer nga USC dhe influencuesen Haleyybaylee, e cila mori mbi 2 milionë pëlqime në postimin e saj në TikTok. Po ashtu, emra të njohur si prezantuesja e “Today” Jenna Bush Hager dhe aktori Matt Bomer kanë kontribuar gjithashtu për këtë kauzë.

Lexo gjithashtu: Meta paralajmëron për “përvojë më të keqe” për përdoruesit europianë pas gjobës së BE-së

Po ashtu si sfida e vitit 2014, e cila mbledhi 115 milionë dollarë për kërkimin mbi ALS, lëvizja #SpeakYourMIND po fiton gjithnjë e më shumë terren. Qëllimi është mbledhja e 250,000 dollarëve për Active Minds, dhe deri më 22 prill, ishin mbledhur mbi 247,000 dollarë.

Ndërsa sfida e ALS Ice Bucket ka sjellë fonde të rëndësishme për kërkimin mbi ALS, suksesi i saj tregon fuqinë e lëvizjeve virale për të adresuar kauza shoqërore. Po ashtu, Shoqata ALS ka shprehur mbështetje për këtë formë të re aktivizmi, duke theksuar lidhjen e thellë midis ALS dhe shëndetit mendor.

Sfida #SpeakYourMIND vazhdon të shpërndahet dhe është e qartë se të dyja kauzat, ALS dhe shëndeti mendor, janë të lidhura ngushtë, dhe ndërgjegjësimi mund të nxitet në mënyra kreative dhe të fuqishme.

Nice News

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0