Kristian Kabashi, shqiptari që u shpall “Sipërmarrësi i Vitit” në Zvicër na tregon për pasionin e tij për teknologjinë dhe të ardhmen e biznesit - Business Magazine Albania

Kristian Kabashi, shqiptari që u shpall “Sipërmarrësi i Vitit” në Zvicër na tregon për pasionin e tij për teknologjinë dhe të ardhmen e biznesit

Prishila Gjoka

Kristian Kabashi është themelues i Numarics, startup-i i cili ka arritur të grumbullojë 10 milionë franga zviceriane në fazën e parë të financimit dhe një bashkëpunim me UBS, banka multinacionale e investimeve me seli në Zvicër. Së fundmi, është shpallur “Sipërmarrësi i Vitit” për Zvicrën në një konkurim mes 5 sipërmarrësve më në zë të vendit, duke shënjuar kështu një tjetër arritje për Shqipërinë dhe Kosovën. 

Në intervistën për Business Magazine, Kristian Kabashi përshkruan rrugën e tij të suksesit, duke filluar nga studimet në Düsseldorf de krijimi i kompanisë Tillate.al në Shqipëri. Ai ndan përvojën e tij dhe thekson vlerën e bashkimit të aspekteve kreative me teknologjinë.

“Unë kam studiuar për menaxhim ndërkombëtar dhe marketing në Düsseldorf në Gjermani, aty ku jam lindur e rritur. Pas përfundimit të studimeve, kam punuar në disa kompani të ndryshme, por gjithmonë kam ndjerë një thirrje për të krijuar diçka të re. Kështu në vitin 2008, vendosa të krijoja kompaninë Tillate.al në Shqipëri. Tillate ishte një projekt i rëndësishëm për mua. Ky projekt ka nisur në Zvicër, por unë bleva të drejtat dhe vendosa ta sillja në Shqipëri. E krijuam së bashku me Arsi Ndreun dhe tani Tillate.al është një brand i njohur në Shqipëri.”

Përgjatë intervistës nuk mund të kalohej pa u vënë re pasioni i Kristianit për kreativitetin dhe teknologjinë: “Për mua, aspekti kreativ është shumë i rëndësishëm, edhe në fushën e teknologjisë dhe biznesit. Unë kam punuar me agjensi të njohura të marketingut si Havas dhe Dentsu dhe gjithmonë jam përpjekur të bashkoj fushën që mund të shihet si “e lodhshme” apo “e mërzitshme” me atë të dizajnit dhe kreativitetit. Për shembull, unë kam një shprehje: “Si të bësh kontabilitetin të jetë sexy?” Gjithmonë kam tentuar të marr diçka që është e përditshme dhe ta transformoj në diçka interesante.”

Pas pasionit për punën dhe biznesit fshihet një koncept shume vizionar, i cili ka bërë bashkë një komunitet “gjeneralistësh”, The Blank Collar. Koncepti i “The Blank Collar” është i lidhur me aftësinë për të kuptuar konceptet dhe proceset, për të përdorur teknologjinë e avancuar dhe për të krijuar një lidhje midis tyre. Në esencë, Blank Collar është një person, që është i aftë të transformojë diçka të zakonshme në diçka të jashtëzakonshme. Kjo mund të bëhet në çdo fushë, pavarësisht nëse ajo është teknike apo jo. 

“Që të jesh Blank Collar duhet të jesh një gjeneralist që e sheh “imazhin e gjerë” (the bigger picture) dhe mund të aplikosh teknologjinë për të përmirësuar proceset dhe konceptet”, shprehet Kristiani. 

Kabashi beson se me ritmin e shpejtë të ndryshimeve në botë gjeneralistët, që dinë të shohin “imazhin e madh” dhe të përdorin teknologjinë e avancuar, janë ata që kanë bërë të mundur transformimet më të mëdha. Ndërkohë që specialistët, që janë të specializuar në një fushë të caktuar, nuk kanë më avantazhin kompetitiv që kishin në të kaluarën.

“Konceptet do të ndryshojnë, por shpesh ideja themelore mbetet e njëjtë. Për shembull, nga një piktor mund të bëhet një Graphic Designer, dhe nga një Graphic Designer mund të krijohet një Prompt Designer. Në një botë që zhvillohet shpejt, ndryshimet në profesione janë të paparashikueshme dhe është e rëndësishme që njerëzit të jenë të gatshëm për këto ndryshime.

Ndikimi i teknologjisë dhe inteligjencës artificiale do të sjellë ndryshime të mëdha në botën e punës, por do të krijojë dhe mundësi të reja. Ndërkaq, konceptet bazë të punës dhe krijimtarisë nuk do të zhduken, por do të adaptohen dhe do të përshtaten me teknologjinë dhe ndryshimet në treg.

Artikulli u publikua më parë në faqen 24 të numrit 33 të revistës Business Magazine Albania.  Ju mund të abonoheni dhe të Shfletoni Këtu nr. 33 të saj.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0