Kosovë: Ministria e Zhvillimit Rajonal hap thirrjen për grante për startupe dhe biznese ekzistuse - Business Magazine Albania

Kosovë: Ministria e Zhvillimit Rajonal hap thirrjen për grante për startupe dhe biznese ekzistuse

Skema e Granteve “Program për Zhvillim Rajonal të Balancuar (PZHRB) 2023“do të ndahet në tre kategori, sipas Ministrisë së Zhvillimit Rajonal të Kosovës.

  1. Start – Up – u dedikohet ideve të biznesit për Start-up, të cilat nuk janë ende të regjistruara si biznese; Granti i parashikuar: 2.000 – 5.000 euro, me bashkëfinancim 10%-40%
  2. LOT 1 – Biznese ekzistuese – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla me një qarkullim prej 2,000.00€ deri në 29,999.99€ nga viti i fundit kalendarik, të dëshmuara nga ATK; 3. Granti 5.000-15.000 Euro Bashkëfinancimi prej 30%-40%
  3. LOT 2 – Biznese ekzistuese – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla me një qarkullim prej 30,000.00€ deri në 300,000.00€ nga viti i fundit kalendarik, të dëshmuara nga ATK; Granti 15.000-25.000 euro Bashkëfinancimi prej 30%-40%.

Aplikimi mund të bëhet për sektorët dhe veprimtaritë pa përjashtim (përveç tregtia, ndërtimi, bujqësia, shëndetësia dhe arsimi);

Afati për dorëzimin e aplikimit: deri më 05.06.2023 ora 16:00. Kompania Consulting SL  (consultingagencysl@gmail.com)

mund t’ju ndihmojë për përgatitjen e aplikimit dhe dokumenteve të nevojshme për aplikim.

Lexo: Pse pronarët e bizneseve kanë nevojë për një komunitet për të lulëzuar

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0