Autoritetet e Koresë së Jugut kanë gjobitur Google të Alphabet Inc me 42.1 miliardë won (31.88 milionë dollarë) për bllokimin e lëshimit të video-lojërave celulare në platformën e një konkurrenti.
Sipas mediave të huaja, Komisioni i Tregtisë së Drejtë të Koresë (KFTC) tha të martën se Google forcoi dominimin e saj në treg dhe dëmtoi të ardhurat dhe vlerën e tregut lokal të aplikacioneve One Store si platformë.
Google tha se do të shqyrtojë vendimin përfundimtar nga KFTC për të vlerësuar kursin e ardhshëm të veprimit.
Lexo:Turqia prezanton aeroplanmbajtësen e saj të parë
“Google bën investime të konsiderueshme në suksesin e zhvilluesve dhe ne me respekt nuk pajtohemi me përfundimet e KFTC”, tha një zëdhënës.
KFTC tha se masa kundër gjigantit të teknologjisë amerikane është pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të siguruar tregje të ndershme.
Prodhuesit e lojërave të prekur nga veprimi i Google përfshijnë Netmarble, Nexon dhe NCSOFT, si dhe kompani të tjera më të vogla, ka bërë të ditur rregullatori.
Në vitin 2021, Google u gjobit me më shumë se 200 miliardë dollarë nga KFTC për bllokimin e versioneve të personalizuara të sistemit të saj operativ Android.reuters
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.