Konfindustria kërkon shtyrje të zbatimit të procesit të fisakalizimit - Business Magazine Albania

Konfindustria kërkon shtyrje të zbatimit të procesit të fisakalizimit

Konfindustria

Konfindustria i kërkon ekzekutivit, që thelbi i aktit normativ për fiskalizimin të jetë shtyrja në kohë e zbatimit të procesit në tërësi dhe jo thjesht parashikimi i faljes së gjobave për periudhën 6 mujore korrik-dhjetor 2021. Gjithashtu, dalja e aktit normativ të paprecedentë deri sot për të falur gjoba të pritshme, është treguesi më i qartë i mungesës së profesionalizimit në përgatitje dhe dështimit të paralajmëruar të procesit të fiskalizimit të radhës.

Konfindustria vlerëson, se falja e gjobave jo vetëm nuk ka asnjë vlerë për arritjen e qëllimit të procesit të radhës të fiskalizimit, por rrezikon të shtojë informalitetin, konkurencën e padrejtë, korrupsionin, rënien e të ardhurave buxhetore, duke shtuar kaosin në sistem dhe dëmtuar në afatgjatë ekonominë kombëtare me përfitues vetëm një grup biznesesh zbatues të liçencuar të teknologjisë.

Shqipëria si asnjë vend tjetër në rajon dhe BE ka eksperimentuar shumë herë në një kohë të shkurtër ndryshimet ligjore të sistemeve të fiskut. Për të shmangur dështimin e radhës kërkohet shtyrja në kohë e zbatimit, qartësimi i plotë i problematikave dhe vetë arsyetimi i qartë në shifra financiare i nevojës dhe përfitimeve të kryerjes së fiskalizimit 2021. Në cdo rast zbatimi i proceseve strategjike fiskale të ngjashme në  vendet e zhvilluara të BE kërkojnë shumë më tepër kohë.

Lexoni: Fiskalizimi, synohet rritja e të ardhurave në buxhet

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0