Konferenca Vjetore e Investitorëve në Dubai, Prill 2018

Konferenca Vjetore e Investitorëve në Dubai, Prill 2018


AIM (Annual Investment Meeting) është një event tre-ditor i FDI-ve (Foreign direct investment), i cili përfshin një konferencë të kompanive me famë botërore, prezantime të projekteve të shteteve të ndryshme për investime, panair ndërkombëtar, prezantime të projekteve për investime dhe rrjetëzim mes kompanive dhe investitorëve. AIM paraqitet si nxitës i ri i tregjeve në zhvillim, inkubator i ekonomive në zhvillim të shpejtë dhe partner i udhëheqjes së vendeve gjysëm të industrializuara.

Tema kryesore e edicionit të 8-të të Takimit Vjetor të Investimeve do të jetë “Lidhja e Tregjeve të Zhvilluara dhe tregjeve të reja përmes Investimeve të Huaja Direkte: Partneritetet për Rritjen Gjithpërfshirëse dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm”. Ky takim do të zhvillohet gjatë datave 9-11 Prill 2018 pranë Dubai World Trade Center.

Për herë të parë edhe Kosova merr Pjesë në Konferencën Vjetore të Investimeve në Dubai.

Business Kosova Center, ka rezervuar një hapësirë për të prezantuar kompanitë/produktet dhe shërbimet që ju ofroni dhe fton që të bashkoheni me të. Gjatë kësaj vizite grupore do të keni mundësinë e gjetjes së klientëve dhe rritjen e tregjeve për kompaninë tuaj si dhe të caktoni takime me investitorë të ndryshëm për prezantimin e ideve apo projekteve tuaja që kërkojnë investime.

Për më shumë informacion klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0