Konferenca SVOD Europe 2016

Konferenca SVOD Europe 2016


Së shpejti: Konferenca SVOD Europe 2016

Dublin, Irlandë—Konferenca SVOD Europe, do të zhvillohet më 27-28 janar 2016 në Dublin në partneritet me Google European Headquarters dhe përfaqëson hapin e rradhës drejt zhvillimit të konferencës sëSilicon Valley Open Doors (Dyert e Hapura të Silicon Valley), e cila pati startin e saj në Silicon Valley, më 2005 si një përpjekje për të bërë bashkë përfaqësuesë nga SHBA dhe Europa të ekosistemeve teknologjike.

Eventi përshin Konkursin e Startupeve, i cili do të mbahet më datë 27 Janar. Brenda këtij konteksti, 25 startupe të parazgjedhur do të prezantojnë (bëjnë pitch) para sipërmarrësve të shquar, ekspertëve të investimeve dhe përfaqësuesve të kompanive sipërmarrëse gjatë konferencës. Për më shumë informacione, ju lutemi të vizitoni: http://svod-europe.com/conference/startup-competition/.

Pjesëmarrësit do të ndërveprojnë dhe do të bëjnë dëgjesa nga ekspertë globalë të industrisë së teknologjisë, po ashtu edhe nga ‘venture capitalists’. Përpos kësaj, evenimenti do të theksojë tendencat e zhvillimeve të sotme dhe inovacionit dhe do të shërbejë si një mundësi e shkëlqyer për rrjetëzim (networking) dhe takime mes sipërmarrësve nga Europa Lindore dhe investitorëve nga Europa Perëndimore dhe Silicon Valley.

Paddy Flynn, i cili angazhohet në startupet tek Google Irlandë shprehet se:

“Irlanda shërben në një pozicion unik si ndërlidhës i komuniteteve të startupeve, sipërmarrësve dhe investitorëve midis të gjithë Europës dhe Shteteve të Bashkuara. Jemi të lumtur që mirëpresim evenimentin tek Google duke qenë akselerator i këtij komuniteti në rajon.”

Eventi i cili titullohet “Unicorn vs Narwhal. Myth vs Reality” do të marrë nën ekzaminim çështjet e rivalitetit ndërmjet kompanive të cilat përdorin një strategji investimesh “përpi ç’të mundesh”, përkundrejt kompanive të cilat preferojnë strategjinë e moderuar “lufto për të mbijetuar”. Në mënyrë që të gjallërojmë një debat mbi skemat financuese në raundet finale të vlerësimit të projekteve, të ftuar do të jenë folës (spikera) të cilët paraqesin këndvështrime të kundërta.

Denis Dovgopoliy, organizator i “SVOD Europe”, partner në menaxhim në Grupin GrowthUp tha se:

“Përgjatë 10 viteve, konferenca SVOD në Silicon Valley është kthyer në një pikë hyrëse për bizneset e sektorit të teknologjisë nga Europa. Këtë vit kemi vendosur që të kemi një qasje më të afërt ndaj tregut dhe të zhvillojmë konferencën në Europë në mënyrë që t’u sigurojmë sipërmarrësve vendas europianë akses në eksperiencën e SHBA-ve pa patur nevojë të shpërngulen apo transferohen nga rajoni i tyre. Nga ana tjetër, dëshira jonë është që të ofrojmë një event, ku fokusi të mos jetë tek numri i madh i pjesëmarrësve, por te një rrjetëzim cilësor”.

Background

Konferenca Europiane e SVOD u lançua në 2015-ën, por historia e saj fillon në 2005-ën, kur konferenca e mirënjohur e Silicon Valley Open Doors (Dyert e Hapura të Silicon Valley) ndërlidhi fillimisht startupe dhe sipërmarrës me investitorë, themeluesë, CEO dhe të tjerë liderë të një profili të lartë nga Silicon Valley. Konferenca SVOD bën të mundur lidhjen e liderave të sektorit teknologjik nga Europa Lindore me pjesën tjetër të tyre nga ekosisteme të stabilizuara të teknologjisë, në një përpjekje për të ndihmuar sipërmarrjen të “lulëzojë” në këtë rajon. Programi përfshin fjalime nga një rradhë të ftuarish brilantë, ashtu si edhe Konkursin e Startupeve, i cili u jep mundësinë 25 startupeve për të prezantuar produktet dhe shërbimet e tyre ndaj investitorëve potencialë. Pjesëmarrës të shquar përfshijnë Viewdle (përvetësuar nga Google), Looksery (përvetësuar nga SnapChat), InvisibleCRM, Wrike, Trucker Path, Eccentex, DriveWay dhe të tjerë. Për më shumë detaje rreth projektit, ju ftojmë të vizitoni http://svod-europe.com.

Për më shumë informacione, kontaktoni në adresën tonë:
info@businessmag.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0