Konferenca Rajonale EWPN: Progresi në Inovacion Përmes Dialogut dhe Debatit. - Business Magazine Albania

Konferenca Rajonale EWPN: Progresi në Inovacion Përmes Dialogut dhe Debatit.

Në kohën e transformimit digjital dhe evolucionit teknologjik të kudondodhur, roli i inovacionit në krijimin e një të ardhmeje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse po bëhet gjithnjë e më i spikatur. Megjithëse vendet e Evropës Juglindore kanë bërë hapa të rëndesishme në këtë aspekt, sipas Bankës Botërore (2023), afërsisht 40% e të rriturve në Ballkan mbeten pa akses në shërbimet bazë financiare. Ky hendek, jo vetëm që pengon prosperitetin individual, por edhe ngadalëson zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të rajonit.

Kjo është edhe një prej arsyeve përse Platforma Evropiane e Grave në Industrinë e Pagesave (European Women Payment Network / EWPN) ka kënaqësinë të shpallë konferencën e saj të dytë rajonale për sektorin FinTech në rajon. Ky event do të mbahet më 13 maj 2024, në Bashkinë e Sarajevës, ku fokus kryesor do të kenë temat që formësojnë të ardhmen e shërbimeve financiare.

Znj. Merima Mahmutoviq, anëtare e Bordit Ekzekutiv të EWPN-së, thekson rëndësinë e konferencës dhe kontributin e saj në rajonin e Evropës Juglindore: “Ne po e organizojmë këtë konferencë falë punës së përkushtuar të të gjithë vullnetarëve nga vendet e këtij rajoni, ku do të theksonim EasyPay dhe znj. Linda Shomo si anëtarët e rrjetit për Shqipërinë. Anëtarët e rrjetit të EWPN janë padyshim njerëz të suksesshëm dhe të arrirë në industrinë ku operojnë dhe kontribuojnë në këtë rrjet falë pasionit të tyre për zhvillimin e shërbimeve inovative të pagesave në vend e rajon. Duke mbledhur bashkë të gjithë ekspertët dhe aktorët e ekosistemit, shpresojmë të arrihen gjëra të bukura në rajonin tonë”.

Lexo:Cyber Morfosis, startupi fitues i WSC Albania, kontraktohet nga Easy Pay

Gjatë pjesës së pare të ditës, konferenca rajonale e EWPN në Sarajevë do të trajtojë disa panele diskutimi, prej tyre veçojmë atë me temën “A kemi kohë, njohuri dhe guxim për INOVACION dhe DIGJITALIZIM?”. Ky panel diskutimi do të bashkojë ekspertë të dalluar nga të gjitha trevat, të cilët do të diskutojnë çështjet kryesore që formësojnë sistemet e pagesave dhe industrinë financiare, duke përfshirë zbatimin e të ashtuquajturave pagesat e menjëhershme në BE dhe jashtë saj, pagesat ndërkombëtare brenda vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe digjitalizimin e institucioneve publike si parakusht për digjitalizimin e sektorit financiar dhe përmirësimin e përvojës së përdoruesit. Konferenca do të ketë patjetër edhe fjalë  përshëndetëse nga Zëvendës Guvernatorja e Bankës Qendrore të Bosnjë-Hercegovinës dhe ajo e Bankës Kombëtare Kroate. Krahas tyre do të shtojnë këndvështrime domethënëse edhe përfaqësues të tjerë të autoriteteve finanicare të rajonit.

Në pjesën e dytë të ditës, konferenca vijon me një seancë debati mbi “Fuqinë e (AI) Inovacionit”, çka do të japë mundësi për të eksploruar kufijtë e inteligjencës artificiale në rajonin tone, si edhe për të diskutuar të ardhmen e vendeve të punës në kontekstin e këtij ndryshimi teknologjik. Ky panel është i përbërë me ekspertë të fushave nga rajoni, prej të cilëve do të veçonim Z. Gjergji Guri, Themelues dhe CEO i Facilization nga Shqipëria.

Panelet e diskutimit të konferencës, të cilat janë në një linjë me politikat globale të EWPN, jo vetëm që ofrojnë një platformë për shkëmbimin e njohurive dhe përvojës, por gjithashtu u mundësojnë aktorëve kryesorë të zgjerojnë rrjetet e tyre, të krijojnë kontakte dhe të identifikojnë partnerë të mundshëm për projektet e ardhshme. Konferenca e dytë rajonale e EWPN në Sarajevë është një hap drejt forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimit të një tregu që është inovativ dhe i orientuar drejt së ardhmes, duke përfituar jo vetëm sektorin e biznesit, por edhe komunitetin e gjerë.

Për më shumë informacion mbi programin e konferencës dhe detajet e regjistrimit, vizitoni EWPN në rrjetet sociale.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0