Kompanitë më etike në botë të 2016-ës - Business Magazine Albania

Kompanitë më etike në botë të 2016-ës


Gjatë dekadës së kaluar Scottsdale, Instituti Ethisphere i bazuar në Arizona- një oranizatë e cila merret me vlerësimin e praktikave të etikës së biznesit- ka publikuar listën e “Kompanive më Etike në Botë.” Këtë javë kompania deklaroi të nderuarit për 2016-ën, kompanitë të cilat përfaqësojnë më të mirën që ka për të ofruar biznesi botëror.

Lista e këtij viti përfshin 131 kompani nga 21 vende, duke përfaqësuar 45 industri. Lista përfshin 14 kompani që marrin çmimin 10 herë dhe 13 që e marrin çmimin për herë të parë.

Qëllimi i përgjitshëm i renditjes së Ethisphere është shpërblimi i organizatave që kanë praktika të mira dhe ofrimi i një modeli dhe këshillave të zbatueshme se si koroporatat duhet të sillen, thotë shefja e marketingut dhe e strategjisë, Tia Smallwood.

“Gazetat janë të mbushura me skandale të kompanive që bëjnë gabime në gjykim, gabime në politika ose që nuk kanë praktika të mira për të përballuar çështjet si shpagimi, transparenca ose raportimi i hapur, ose kanë pasur kriza dhe mënyra se si i kanë përballuar ka lënë shumë për të dëshiruar,” tha ajo. “Por nga ana tjetër ka kompani që duan realisht t’i bëjnë gjërat siç duhet.”

Renditja vjetore e Institutit të Ethisphere përbëhet nga kompani të cilat dorëzojnë kërkesat për shqyrtim për të pasur një shans për të qenë ndër rradhët e listës. Për të qenë pjesë e shqyrtimeve ka edhe një tarifë, 1000$ për kompani të cilat gjenerojnë më pak se 500 milionë $ të ardhura në vit dhe 1500$ për ato me mbi 500 milionë $. Disa kompani të cilat dorëzojnë kërkesën, e bëjnë këtë jo për të qenë domosdoshmërisht të përzgjedhurat, por për të kuptuar se si mund të përmirësojnë etikën e tyre organizacionale.

Metodologjia

Kompanive që marrin pjesë u kërkohet t’u përgjigjen 180 pyetjeve për të krijuar “koefiçentin e etikës”, pjesë e një procesi shqyrtimi që i vlerëson ata në kategori duke përfshirë programet e etikës dhe të zbatueshmërisë, kulturën e etikës, qeverisjen, lidershipin, inovacionin dhe reputacionin. Përgjigjia e shumë pyetjeve dhe përpilimi i të dhënave shoqëruese për të kompletuar dorëzimin mund të marrë një muaj, thotë Smallwood.

Në momentin që vjen i gjithë informacioni, stafi i Ethisphere, me ndihmën e panelit të këshilltarëve, verifikojnë sa më shumë që të jetë e mundur nëpërmjet kërkimeve, intervistave të drejtuesve, shqyrtojnë raportet financiare dhe raporte të tjera nga burime online dhe raporte të lajmeve. Analistët kërkojnë historikun e çështjeve gjyqësore të çdo kompanie, reputacionin dhe regjistrime të tjera të etikës. Industria, masa, vendndodhja gjeografike dhe faktorë të tjerë merren gjithashtu në konsideratë.

Ethisphere refuzon kompani të cilat kanë çështje serioze gjyqësore pezull dhe nuk merr në shqyrtim as firma që lidhen me industrinë e alkoolit, duhanit apo të armëve të zjarrit.

Kompani të cilat kanë dalluar, por ka qenë pjesë e renditjes edhe të viteve të kaluara përfshijnë Aflac, Flour Corporation, GE, Kao Corporation (Japoni), Milliken & Company, Starbucks dhe UPS.

Company Industry
National Australia Bank Banks
Teachers Mutual Bank Banks
The Rezidor Hotel Group Lodging & Hospitality
Natura Cosméticos Health & Beauty
Covenant Health Healthcare Providers
Empresa de Desarrollo Urbano Government Services
Capgemini Consulting Services
L’ORÉAL Health & Beauty
Schneider Electric SE Diversified Machinery
Henkel AG & Co. KGaA Consumer Products
Cementos Progreso, S.A. Construction & Building Materials
William E. Connor & Associates Ltd. Sourcing Services
Tata Steel Limited Metals, Minerals & Mining
The Tata Power Company Limited Metals, Minerals & Mining

Burimi: Forbes, Ethical Company 2016

 

/Shkruar nga Karsten Straus, Publikuar nga Forbes.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0