Kompania turke fiton tenderin e softuerit të inteligjencës së NATO-s - Business Magazine Albania

Kompania turke fiton tenderin e softuerit të inteligjencës së NATO-s

Të gjitha selitë dhe bazat e NATO-s në botë do të sigurojnë rrjedhën e tyre të inteligjencës me softuerin që do të zhvillohet nën strukturën e industrisë turke të mbrojtjes, raporton Anadolu Agency.

Sipas informacioneve që ka siguruar AA, kompania Tregtare dhe Inxhinierike e Teknologjive së Mbrojtjes STM e cila prodhon sisteme inovative dhe kombëtare dhe e cila ka teknologji të lartë në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare ka arritur një prej sukseseve më të rëndësishme në fushën e softuerëve të industrisë turke të mbrojtjes.

STM ka fituar dy tenderë të rëndësishëm që Agjencia e Komunikimit dhe Informacionit të NATO-s (NCI Agency) përgjegjëse për sigurimin, instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të Komunikimit dhe Informacionit për vendimmarrësit dhe nivelin komandues të NATO-s hapi për drejtimin, grumbullimin, përpunimin dhe shpërndarjen e inteligjencës brenda fushëveprimit të Organizatës.

Si rezultat i vlerësimit për çmimin dhe mjaftueshmërinë teknike, NCI Agency preferoi STM në të dy projektet e hapura mes vendeve anëtare të NATO-s dhe në të cilat morën pjesë kompanitë kryesore të softuerit në botë.

Pas bisedimeve teknike dhe administrative të kryera, u nënshkrua marrëveshje mes STM dhe NCI Agency. Do të zgjasë 3.5 vite Me softuerin (programin) që STM do të zhvillojë në kuadër të projektit, ajo do të sigurojë drejtimin, grumbullimin, përpunimin dhe shpërndarjen e inteligjencës mes komandave të NATO-s.

Të gjitha selitë dhe bazat e NATO-s në botë do të kryejnë rrjedhën e inteligjencës përmes këtyre softuerëve që STM do të zhvillojë dhe modernizojë.

Projektet INTEL-FS, të cilat do të modernizojnë infrastrukturën e inteligjencës së NATO-s, janë planifikuar të zgjasin rreth 3.5 vjet.
Lexo: Dy zakone të thjeshta që fuqizojnë përqendrimin dhe produktivitetin

Projektet në fjalë paraqiten si një nga marrëveshjet me përmasat më të mëdha që një kompani turke ka nënshkruar në total me NCI Agency.

Procesi i zhvillimit INTEL-FS do të jetë një projekt që përfshin të parat me teknologjinë që do të aplikohet dhe zgjidhjet që do të ofrojë. Projektet mbartin cilësinë si projektet e para që do të shkruhen me mënyrën e programimit të shkathët (agile) për NATO-n.

Kreu i Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Ismail Demir ka thënë për AA se në këtë rrugë që kanë ndërmarrë në drejtim të objektivave për një industri të mbrojtjes plotësisht të pavarur, sot kanë arritur në nivelin për të transferuar aftësitë e tyre në fushën e softuerëve për institucione dhe organizata kritike ndërkombëtare.

STM, një nga kompanitë turke të industrisë së mbrojtjes, duke fituar tenderin INTEL-FS, në të cilin marrin pjesë kompanitë kryesore të softuerit në botë, do të zhvillojë softuer për infrastrukturën e inteligjencës së NATO-s, tha ai.

“Uroj që projekti INTEL-FS, një nga projektet më të mëdha të eksportit që ka marrë Turqia nga NATO në fushën e softuerit, të jetë i dobishëm dhe i përgëzoj kolegët e mi që kontribuuan në projekt. Si rezultat i infrastrukturës që kemi krijuar në fushën e informatikës, ne jemi të kënaqur me rezultatet që kompanitë tona kanë arritur në arenën ndërkombëtare dhe besoj se sektori ynë do të arrijë suksese të mëdha edhe pas kësaj. Industria jonë e mbrojtjes do të vazhdojë të kontribuojë ndaj objektivave të eksportit të Turqisë me produkte dhe zgjidhje me vlerë të lartë të shtuar”, tha Demir .aa

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0