Kompania e prodhimeve automobile “Adient” hap fabrikë në Maqedoni


Përfaqësuesi i Adient, Telpik tha se kjo është fabrika më e madhe dhe më e sofistikuar në rajon, një investim që i kalon 20 milionë $ dhe që do të punësojë më shumë se 1300 persona, që konfirmon angazhimin e kompanisë për të investuar në ekonominë maqedonase.

“Një vit më parë ne njoftuam ndërtimin e fabrikës tonë dhe sot po qëndrojmë përpara saj. Ky investim është një tjetër provë e qartë e synimeve tona për të investuar në Maqedoni dhe një hap i rëndësishëm në zgjerimin e rrjetit tonë në Europë, duke ofruar produkte të ndryshme të bazuara në cilësi, teknologji dhe rezultat për klientët tanë”, shtoi Teplik.

Adient ka 230 fabrika në 33 shtete, duke punësuar rreth 75 mijë punonjës në gjithë botën.

Adient

Adient është njësia e prodhimit të sediljve të ‘Johnson Controls’, sipërmarrjes amerikane që prodhon pjesë për makina. Johnson Controls ka hapur fabrikë në Maqedoni për prodhimin e katalizatorëve disa vite më parë dhe sot është kompania më e madhe në shtetin fqinjë, me qarkullim vjetor 1 miliardë €(trefishi i xhiros së kompanisë më të madhe në Shqipëri), që janë tërësisht eksporte. Johnson Controls ka tentuar të hapë fabrikë edhe në Shqipëri, por nuk e pa me interes vendin tonë dhe më pas vendosi që të zgjerohej po në Maqedoni, përmes investimit të Adient.

Në Tetor të vitit 2016, kompania amerikane mëmë ‘Johnson Controls’ njoftoi se departamenti i saj i sedijeve Adient do të dilte më vete, si pjesë e një strategjie multi industriale në funksion të objektivit të saj për të forcuar pozicionin e saj si lider në botë.

Ndarja e Adient vjen pas përfundimit të bashkimit të Johnson Controls me Tyco më 2 Shtator 2016, i cili krijoi një kompani të kombinuar prej 30 miliardë $ të ardhura.

Burimi: monitor.al

Must watch
Business Mag Nr. #22 - Dhjetor 2019

Kemi ndjekur me vëmendje zhvillimet në ekonomi, e në veçanti ata që ne i quajmë gjeneratorët e kësaj ekonomie, sipërmarrësit privatë. Padyshim që sfidat janë të mëdha. Tregje të pa konsoliduara, konkurrencë e pandershme në shumë sektorë, pak mundësi për financim dhe investime në projekte të reja, Por ne kemi vërejtur gjithashtu një dinamikë e dëshirë të madhe për të ecur përpara.

Në Numrin 22 të Revistës së Businessmag, ju do të gjeni sipërmarrës të dhjetëvjeçarit të fundit, të cilët po shënojnë historinë e tyre të suksesit pa u ndier. Aktivë, energjikë, vizionarë dhe shumë të thjeshtë, ata mund të jenë një model shumë i mirë për t’u ndjekur. I tillë është Urani. Pasioni për perfeksionizëm e siguri nuk ia ul ritmin marramendës të ngritjes dhe zhvillimit të një biznesi. Ai sot ka ngritur një rrjet biznesesh të tija dhe administron edhe sipërmarrje të tjera.

Në brendësi të revistës do të gjeni edhe sipërmarrës të tjerë, nga Shqipëria dhe Kosova.

Ky numër u është dedikuar personazheve të suksesshshëm dhe zhvillimit të aftësive në shërbim të tregut. Ndaj i kemi dedkuar një paketë speciale artikujsh kapitalit njerëzor, rëndësisë së tij, sfidave dhe projekteve të vitit të arshshëm, të prezantuara në Shkollën Verore organizuar nga projekti zviceran “Aftësi për Punë”.

Mes personazheve ju sjellim Brizida Delvina, administratore e një hoteli në Tiranë, Ajo ka zhvilluar një karrierë ideale në fushën e hoteleri-turizmit. Edhe pse Brizida pëlqen të rrijë larg vëmendjes, ajo është një model frymëzues dhe një mentore e mundshme, tashmë edhe për ju që do …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale