Kompania braziliane kthen mbeturinat në instrumente muzikore - Business Magazine Albania

Kompania braziliane kthen mbeturinat në instrumente muzikore

“Boomera”, kompania braziliane që kthen mbeturinat në instrumente muzikore

Bota prodhon më shumë se 400 milionë tonë plastikë çdo vit, pjesa më e madhe e të cilave menaxhohen keq pas përdorimit  me vetëm 14 – 18% riciklohen zyrtarisht dhe më shumë se gjysma përfundon në landfille.
Inxhinieri brazilian i materialeve, Guilherme Brammer, ishte kaq shumë i frustruar nga mungesa e një riciklimi të përshtatshëm në qytetin e tij të lindjes, São Paulo, sa që në vitin 2011 krijoi një kompani në kërkim të zgjidhjeve inovative për t’i dhënë jetë të re mbeturinave.
Keqmenaxhimi i mbeturinave plastike

Në vitin 2010, Brazili prodhoi rreth 12 milionë tonë plastikë – prodhuesi i katërt më i madh në botë pas Kinës, SHBA-së dhe Gjermanisë. Në të njëjtën kohë, studimi gjeti se 7.2% e mbeturinave plastike në Amerikën Latine dhe Karaibe  është keqmenaxhuar  ose është hedhur apo trajtuar në mënyrë të papërshtatshme, që do të thotë se ka më shumë të ngjarë të ketë përfunduar në oqean.

“Nëse është e vështirë të sigurohet që materialet, të cilat kanë ende një vlerë në treg të kthehen në industri si material me vlerë, çfarë mund të thuhet për mbeturinat pa vlerë, – tha Brammer, për HinduSchwab Social Innovator për vitin 2019. Ato përfundojnë në landfille, ku qëndrojnë për vite, pasi nuk janë përdorur kurrë”.

Brammer ka themeluar Boomera, për të gjetur mënyra të reja për t’u dhënë vlerë dhe për t’i ripërdorur produktet e vështira për t’i ricikluar, që zakonisht përfundojnë në kosha plehrash, si pampers, bishtat e cigareve dhe bustinat e kafesë. Rezultati është materiali i ricikluar post-konsum (PCR – post-consumer recycled material).

Boomera është bashkimi i fjalëve “boomerang” dhe “woomera” – dy artefakte aborigjene australiane – njëri që kthehet kur hidhet dhe tjetri një shtizë që bie me saktësi. Është një biznes revolucionar, i ekonomisë qarkulluese, që bashkon industrinë, botën akademike dhe agjentët e mjedisit, duke përfshirë edhe kërkimin dhe zhvillimin, dizajnin e produktit dhe logjistikën e kundërt.

Boomera i ka shndërruar mbeturinat plastike në instrumente muzikore për shkollat. Ajo ka krijuar rreth 15 mijë instrumente muzikore nga pijet Tang dhe mbeturina të tjera dhe i ka dhuruar ato në 100 shkolla publike.

Në një vit, në botë prodhohen rreth 2 miliardë mbeturina. Boomera ka bashkuar forcat me Adidas për të shndërruar mbetjet plastike që hidhen në oqeane në konë plastikë. Boomera këshillon edhe prodhuesit se si të ndryshojnë proceset e tyre. weforum

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0