Kompania 3.5 milionë dollarëshe, që lindi jashtë dyerve të stadiumit - Business Magazine Albania

Kompania 3.5 milionë dollarëshe, që lindi jashtë dyerve të stadiumit


Sterling Wilson ishte 22 vjeç kur ai ngeci në industrinë e 25 miliardë $ të produkteve promocionale në një firmë të prodhimit kinez. Pesë vjet më vonë, kompania që ai themeloi pas shitjes të syzeve të diellit për tifozët e futbollit me anë të çantës që mbante në shpinë tërhoqi klientë gjigandë, duke përfshirë sistemet e mëdha universitare të SHBA-së dhe Coca-Cola-ën. Bashkë-themeluesi i Pop! Promos përshkruan se si shpirti i ekipit dhe një regjim prodhimi i zgjuar ka ndihmuar kompaninë e tij të luajë më mire me konkurrencën.

Kur të gjithë miqtë e mi ishin duke shkuar për të studiuar jashtë vendit dhe duke udhëtuar nëpër Europë, unë isha duke menduar çfarë të bëja. E shikoja Kinën në gazetë çdo ditë dhe vendosa të nis një punë në një firmë kineze farmaceutike në Shanghai.

Puna ime ishte për të organizuar logjistikën. Kam mësuar se nuk ekzistonte postë brenda natës në Kinë. Të dërgoje diçka midis krahinave mund të merrte disa ditë, por mund të eksportoje diçka jashtë vendit nga ajri në Shtetet e Bashkuara në vetëm dy ditë, e cila ishte interesante për mua.

Nuk kisha arritur t’a menaxhoja mirë lekun në Shangai, kështu që kur u ktheva përsëri në shkollë në vitin 2011 dhe pagova qeranë dhe depozitat e sigurisë, papritmas kuptova që nuk kisha asnjë dollar në emrin tim.

Shkova në ndeshjen e parë të futbollit për atë vit për Universitetin e Kalifornisë Jugore dhe kishte mijëra njerëz që po hanin ushqim të servirur nga pjesa e prapme e një automjeti të parkuar në kampus. Çdokush kishte kapele, bluza, pije freskuese, por askush nuk kishte syze dielli. Në atë moment mendova, “O zot, çdo gje është e qartë.”

Kështu atë natë, ndenja deri në mesnatë pas lojës – të cilën e fituam, meqë ra fjala – hyra në Skype dhe fillova të komunikoja me disa persona. Rezulton se, kushëriri i shokut tim të vjetër nga Shanghai sapo kishte blerë një fabrikë syzesh dielli. Projektova një palë syze dielli që ishin me ngjyrë të kuqe të ndezur dhe ngjyrë ari dhe lexonin “Game Day”(Dita e lojës) në të dyja anët, huazova disa para nga shoku im dhe porosita 2,000 palë prej tyre.

Ditën e ndeshjes me një tabelë të madhe që shkruhej “Game Sunglasses Day 10$”, mora biçikletën time me një çantë shpine plot me syze dielli dhe shita 2.000 palë në vetëm tre ditë. Telefonova disa nga miqtë e mi të shkollës së mesme dhe ata filluan shitjen në shkollat e tyre. Deri në tetor, shitëm pothuajse 100,000 palë syze dielli në të gjithë vendin.

Pastaj filluam duke bërë biznes me disa klientë korporatash dhe duhet të mësonim regjistrimin e administrimit të Ushqimit dhe të Drogës, testimin e sigurisë dhe të gjitha këto gjëra për të cilat nuk kishim asnjë koncept.

Përfundimisht klientët tanë filluan të na kërkonin të bënim produkte të tjera përveç syzeve. Ne thame jo për rreth një vit dhe më në fund e kuptuam që duhet t’a bënim këtë. Pop! Promos tani ka një linjë prej 20 produktesh dhe ajo që na dallon nga gjithë të tjerët në treg është që ne nuk kemi bërë asnjë inventar.

Ne e kemi bërë vendin tonë në këtë biznes jo duke parë në gjërat e tjera dhe duke pyetur, “Si të tjerët e bëjnë atë?” por duke  pyetur: “Cilat janë mundësitë tona?” Si mund t’a bëjmë këtë në mënyra të ndryshme? Dhe duke i sjellë te të rinjtë, të cilët nuk kanë përvojë, ne kemi marrë ide të reja.

 

burimi: Inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0