Kjo kompani bujare i shpërblen punonjësit me 100,000$ secilin

Kjo kompani bujare i shpërblen punonjësit me 100,000$ secilin


Pavarësisht krizës më të madhe të naftës ndër dekada, Hilton Energy Co, një nga kompanitë më të mëdhaja të kërkimit dhe prodhimit të naftës dhe gazit natyror në SHBA, ka dhënë shpërblim për çdo punonjës 100,000 $, ose duke u nisur nga periudha për të cilën kanë punuar në kompani.

100,000 dollarët u llogaritën në bazë të kohës së shërbimit të punonjësve gjatë 5 viteve të fundit, dhe u shpërnda midis të gjithë punonjësve të kompanisë, pavarësisht nivelit të punës ose titullit.

Bonusi i konsiderueshëm, i cili shkon për secilin, që nga drejtuesit e lartë deri te recepsionistët, është një shpërblim për arritjen e objektivit të sfidës 5-vjeçare të kompanisë, objektivi i ashtuquajtur “Dream”(Ëndrra) për të dyfishuar normën e përqindjes së prodhimit të naftës, naftës neto dhe rezervave të gazit, vlerën e kapittalit, dhe për dyfishimin e madhësisë së kompanisë. Objektivat e kompanisë nuk janë publikisht të dukshëm sepse është kompani private, që do të thotë se nuk ka aksione që tregtohen në bursë dhe nuk ka pse të raportojë në baza tremujore.

Gjatë 10 viteve të kaluara, kompania e zotëruar në mënyrë private ka bërë më shumë se ç’duhet për shpërblimin e punonjësve të saj bujarisht për punën e tyre të palodhur. Në 2010-ën, punonjësit u shpërblyen për të zgjedhur mes alternativës së marrjes së një kuponi për një makinë me vlerë 50,000$ ose 35,000$ cash për dyfishimin e përmasave të kompanisë.

Dhe jo për t’u habitur nga ky fakt, Hilcorp është shpallur kompania më e mirë për të punuar mes 100 të tillave për 2015 nga Fortune, për të tretin vit rradhazi. “Më ndodh të hedh sytë në holl dhe nuk mund ta besoj që këta janë shefat e mi dhe janë më të mirët në botë,” thotë Amanda Thompson, recepsioniste në zyrën e Hilcorp të bazuar në Houston.

“Ne jemi subjekt i presioneve të çmimeve si çdo kompani tjetër,” thotë ajo. “Duke pasur çmime më të ulëta, na krijohet një objektiv i ri për t’u arritur dhe për t’i bërë gjërat më mirë.”

“Është një ëndërr e bërë realitet. Është një gjë e mrekullueshme të jesh i/e aftë të kujdesesh për gjërat kur të tilla gjëra ndodhin,” thotë Thompson.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0