Kjo është mënyra më e mirë për të ndërtuar besim tek punonjësit tuaj - Business Magazine Albania

Kjo është mënyra më e mirë për të ndërtuar besim tek punonjësit tuaj


Punonjësit mund ta falin një drejtues i cili bën gabime por është pothuajse e pamundur të falin një mashtrim.

Ryan Harwood, CEO i Purewow*

Besimi, tërheqja dhe respekti. Sipas mendimit tim, këto janë tre shtyllat e çdo marëdhënie. Dhe vetëm kur këto tre cilësi funksionojnë së bashku, një kulturë e vërtetë fillon të ndërtohet. Të tre këto cilësi janë të pozicionuara ngushtësisht, të mbështetura tek njëra tjetra dhe unë besoj se janë përbërësit e vërtetë të çdo ekipi të suksesshëm.

Eshtë e vështirë të fitosh besim tek dikush tek i cili nuk ke tërheqje apo kimi. Është e vështirë të tërhiqesh ndaj dikujt ndaj së cilit nuk keni respekt. Dhe është e vështirë të kesh respekt për dikë tek i cili nuk keni besim. Kam mësuar se kolegët ti falin gabimet – ata falin edhe gjykimet e gabuara në biznes herë pas herë – por është pothuajse e pamundur të falin mashtrimin. Integriteti është tipari i vetëm më i rëndësishëm që çdo person mund dhe duhet të mbahet fort.

Mënyra më e mirë për të ndërtuar besim tek punonjësit e tu (dhe shokët e tu) është të jesh i vërtetë në ato që thua. Mos mashtro dhe mos keqinterpreto fjalët. Duhet të ketë gjithnjë llogjikë prapa vendimeve të tua, kështu që deklaroji ato me besim. Dhe nëse nuk keni përgjigjjet e duhura, nuk ka problem ta pranosh këtë gjë. Shumë njerëz kanë gjithnjë një përgjigjje por asnjë nuk i ka të gjitha përgjigjjet. Është e guximshme kur një udhëheqës apo drejtues mund ta pranojë një gjë të tillë. I bën ata njerëzorë, të lidhur me situatën dhe më të lehtë për tu besuar.

Ekipi drejtues duhet të ketë besim tek njëri tjetri. Mos mbani informacion dhe shmangni diskutimet e sipërfaqëshme. Transparenca mund të forcohet vetëm kur informacioni qarkullon lirshëm nga maja deri në nivelet më të poshtme. Asnjëherë mos kini frikë nga të qënurit i ndershëm dhe i drejtëpërdrejtë sepse në fund të ditës, gjithshka që keni është fjala.

* PureWow  është një kompani mediatike dixhitale amerikane me qendër në Neë York e cila publikon materiale për stilin e jetës së femrave.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0