Kina, partneri i dytë më i madh tregtar për Shqipërinë - Business Magazine Albania

Kina, partneri i dytë më i madh tregtar për Shqipërinë


“Babagjyshi kinez po vjen në qytet! Për mirë apo për keq, kompanitë kineze kanë zëvendësuar partnerët tradicionale evropiane të investimeve si Italia dhe Turqia në Shqipëri”.

Nis kështu artikulli i prestigjozës amerikane Forbes kushtuar vendit tonë dhe interesit të madh që po tregon Kina për të investuar këtu vitet e fundit.

Titulluar, “Shqipëria po behet magneti i fundit i Kinës”, autori Kenneth Rapoza shkruan se rritja e investimeve kineze do të ndihmojë vendin tonë të kalojë nga statusi kandidat në një anëtar me të drejta të plota në bashkimin europian në të ardhmen e afërt.

“Por si në çdo rast kur ekonomia numër 2 në botë troket, kinezët po përpiqen të sjellin qindra persona staf e personel në vendin tonë dhe kjo parë në kontekstin që shumica e kompanive investuese në asete strategjike janë shtetërore, krijon le të thëmi një habi në sallat e pushtetit në të gjithë Evropën, veçanërisht në Bruksel. Disa prej politikanëve kryesorë në Shqipëri janë të shqetësuar për faktin se investimet kineze në të shumtën e rasteve kanë qëllim ekspansionin e saj në tregun e huaj dhe kjo është veçanërisht shqetësuese në rastin e Shqipërisë me shkallë papunësie 17.1%”, shkruan Forbes.

Investimet kineze janë relativisht të reja kështu që për kompanitë e naftës si Geo-Jade Petrolium kjo është një botë krejt e re. Në prononcimin e tij për Forbes, kreu i parlametit njëkohësisht kryetar i LSI-së Ilir Meta shprehet:

“Kina është një partner i rëndësishëm ekonomik në Shqipëri, por ne kemi nevojë të sigurohemi se marrëveshja do të gjenerojë rritje ekonomike dhe do të krijojë më shumë vende të reja pune”.

Forbes jep detaje për fushat e naftës që do të kontollojë Geo Jade Petrolium, veçanërisht për Patos Marinzën. Prestigjozja amerikane përmend të gjitha investimet kineze në vendin tonë për të treguar shtrirjen e Pekinit në Shqipëri, duke mos harruar rrugën e Arbrit e cila po ndërtohet nga China State Construction apo edhe menaxhimin e aeroportit ndërkombëtar nënë tereza nga China Everbright. Brenda katër muajve të parë të 2016 Kina është bërë partneri i dytë më i madh tregtar për Shqipërinë, përfundon Forbes.

/lexo.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0