Këto janë mënyrat më të mira dhe më të këqija për të nisur një email - Business Magazine Albania

Këto janë mënyrat më të mira dhe më të këqija për të nisur një email


“Shumë njerëz e kanë problem mënyrën sesi ju u drejtoheni atyre,” thotë Barbara Pachter, një eksperte biznesi, për Business Insider. “Nëse ju ofendoni dikë që në përshëndetje, ai person nuk mund të lexojë më tej, por gjithashtu mund të ndikojë në mendimin e atij personi për ju.”

Lexoni: 4 mënyra që njerëzit e zënë të lexojnë email-et tuaja

Mënyra perfekte për të nisur një email do të varet nga personi të cilit po i shkruani, por në përgjithësi, kur shkruani një email biznesi për dikë që nuk e njihni mirë ose fare, ekspertët thonë se ka një zgjedhje të sigurtë – dhe një tufë me gjëra që zakonisht duhet të shmangni:

FITUES:

‘Hi [emri], …’

Nëse doni ta bëni atë pak më shumë formale, mund të përdorni gjithmonë mbiemrin e personit: “Hi znj Smith, …”

Është një mënyrë e sigurtë dhe familjare për t’iu drejtuar dikujt, nëse e njihni apo jo.

Pra, kur jeni në dyshim, shkoni me “Hi”.

Përshëndetjet që duhet të shmangni në shumicën e situatave:

‘Hej!’

Kjo përshëndetje nuk është problem për t’u përdorur me miqtë tuaj, por përshëndetjet shumë informale duhet të qëndrojnë jashtë vendit të punës.

Nuk është profesionale – veçanërisht nëse jeni duke shkruar për dikë që nuk e keni takuar kurrë, thotë Pachter.

‘Atij që mund t’i interesojë, …’

Marrësi mund të mendojë, “Mirë, kjo nuk më intereson … Nuk kam nevojë të vazhdoj leximin.”

Është gjithashtu një mënyrë e ftohtë dhe shumë e papërcaktuar për të filluar një mesazh të postës elektronike.

‘I nderuar zoti / Zonja / Znj. [mbiemri], …’

Kjo mënyrë përshëndetjeje është e ndërlikuar, sepse nuk është gjithmonë e gabuar për t’u përdorur, por ndonjëherë mund të vijë paksa shumë formale.

‘I dashur mik, …’

“Nëse nuk e dini emrin tim, ose nuk mund të shqetësoheni ta përdorni atë, ndoshta nuk jemi miq”, thotë Pachter.

‘I nderuar [Titulli i punës]’

Drejtimi i emailit tuaj në pozicionin që ka marrësi juaj, është më i mirë sesa ‘Atij që mund t’i interesojë, …’ – kjo tregon që ju keni bërë pak përpjekje.

Por ende tingëllon si jashtëzakonisht i përgjithshëm.

Lexoni: 5 Gabimet në email që të bëjnë jo profesional

‘E nderuar zonjë’

Përveç të qenit i përgjithshëm dhe e papërcaktuar, mund të jetë fyese ndaj marrësit. Shumë pak femra e vlerësojnë kur ju i drejtoheni me zonjë. Kjo i bën ato të ndihen të moshuara dhe të parespektuara.

‘I nderuar Zotëri ose Zonjë,’

Shumë formale!

Plus, kjo përshëndetje i tregon marrësit se nuk ja keni idenë se kush janë ata, thotë Pachter. “Pse atëherë lexuesi duhet të jetë i interesuar në atë që do të thuash?”

‘Përshëndetje, …’

Jo keq, por pak informale nëse po i drejtoheni dikujt që nuk e njihni shumë mirë.

‘Mirmëngjes / Mirëdita / Mirëmbrëma, …’

Mund të mos jetë më mëngjes, pasdite apo mbrëmje, koha kur emaili juaj arrin tek personi – ose nëse ata janë në një zonë tjetër kohore – kështu që është më mirë ta kaloni këtë përshëndetje.

‘Z./Znj./Znj. [mbiemri], …’

Një tjetër përshëndetje e ashpër dhe e papritur. Marrësi mund të ndihet sikur ju jeni gati ta qortoni atë.

‘Z./Znj./Znj. [Emri], …’

Pachter thotë se kështu fëmijët e vegjël u drejtohen mësuesve të tyre.

Nuk është e përshtatshme në botën profesionale.

‘[Emri]!’

Së pari, është pak informale dhe e papritur. Pastaj kur ju vendosni një pikëçuditëse në fund, ajo thjesht bëhet e bezdisshme.

‘[Emri i shkruar keq], …’

Shkruajeni emrin e marrësit në mënyrë korrekte!

“Shumë njerëz fyhen nëse emri i tyre është gabim,” thotë Pachter. “Kontrolloni për emrin e saktë në listën e kontakteve, gjithashtu mund të kontrolloni linjën e “to” tek emaili: Shpesh, emrat e njerëzve janë në adresat e tyre.”

‘Hi [nofkën], …’

Mos e merrni vetë iniciativën për të thirrur William “Will” ose Jennifer “Jen”. Përveç nëse personi ka prezantuar veten duke përdorur një pseudonim ose përdor një të tillë në nënshkrimin e emailave të tyre.

‘Të gjithë, …’

Kjo tingëllon e papritur.

Përsëri, nëse jeni duke shkruar në një grup, përdorni “Hi, të gjithë”.

Lexoni: Si t’i përgjigjeni një emaili që e keni harruar?

burimi: Fortune

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0