Ketan Makwana, inovatori ikonë i dekadës, i bashkohet si folës Konferencës së Marketingut Dixhital - AllWeb Albania - Business Magazine Albania

Ketan Makwana, inovatori ikonë i dekadës, i bashkohet si folës Konferencës së Marketingut Dixhital – AllWeb Albania


Ketan Makwana është një folës ndërkombëtar shumë i njohur i TEDx, sipërmarrës serial dhe mentor i cili e ka nisur rrugëtimin e suksesshëm të bizneseve të tij 7 vite më parë.

Si rezultat i hendekut të aftësive që ekzistonte midis edukimit të punonjësve dhe sipërmarrësve, Ketan lançoi ‘Enterprise Lab’ e cila është shndërruar në një agjenci mbështetëse për Zhvillimin, Sjelljen & Qëndrimin për më shumë se 100.000 njerëz kudo në botë.

Lexoni: “POST ALLWEB, KONFERENCA E PARË E MARKETINGUT DIXHITAL NË SHQIPËRI

Në vitin 2012 Ketan themeloi dhe zhvilloi “Youth Enterprise Live” të mbështetur nga Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar dhe nga eventi më i madh i fokusuar në Edukimin, Punësimin dhe Sipërmarrjen për moshat 15-30 vjeç i organizuar në Angli … duke u nisur nga kjo ai mori pozicionin si Këshilltar Special i Kryeministrit për Politikat Rinore. Punë të tjera të tij përfshijnë marrjen pjesë në Samitin E20 si dhe ka një pozicion drejtues në misionin e Parlamentit Europian & Komisionit për strategjinë e vitit 2020 për sipërmarrjen dhe punësimin.

Ketan është këshilltar i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për politikat ekonomike të të rinjve, punon me qeveritë dhe ministritë ndërkombëtare për Zhvillimin e Ekosistemit të Sipërmarrjve, është anëtar i shumë bordeve drejtuese dhe paneleve duke përfshirë MIT dhe Konsullin Britanik, si dhe është ambasador i UKTI dhe zyrave për zhvillimin dhe mirëqenien e sipërmarrjeve të huaja në të gjithë globin.

Si një sipërmarrës Ketan është vlerësuar me:

  • Çmimi Smarta 100 në vitin 2012 për krijimin e një prej bizneseve më me impakt në Britaninë e Madhe
  • Biznesi më i vlerësuar nga “Start Young Global Awards”
  • I përfshirë në “Maserati 100”, të cilët janë 100 sipërmarrësit që po ndikojnë në brezat e ardhshëm
  • I përfshirë në “Top 100 Asian Stars” në “UK Tech” në vitin 2015
  • Inovatori ikonë i Dekadës i vlerësuar nga “Women Economic Forum 2015”

Ketan ishtë një finalist në:

  • Sipërmarrës i ekselencës në “National Diversity Awards 2014”
  • Mentori më i mirë në “National Mentoring Exellence Awards 2015”

AllWeb është Konferenca e parë e Marketingut Dixhital në Tiranë. Organizohet që nga viti 2012 në Shkup duke mirëpritur në skenën e saj folës profesionistë nga kompani që përfaqësojnë marka të mirënjohura ndërkombëtare.

Ky është viti i dytë që AllWeb mirëpret në Tiranë folësit më të mirë nga e gjithë bota për të vënë në dukje mjedisin gjithnjë e në ndryshim të marketingut dixhital.

Lexoni: ALLWEB – BOTA E MARKETINGUT DIXHITAL

Për më tepër informacion kontaktoni me:
Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose [email protected]

Si edhe me Darko Buldioski, në 070/ 30 70 40 ose në [email protected]

Takohemi në 12 Tetor tek Tirana Business Park

Blini Biletën tuaj Online TANI dhe kurseni 70 Euro…https://allweb.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #27 - Nëntor 2021

Miq, lexues të BusinessMag,

Ky numër i ri revistës vjen në një sezon të nxehtë plot me zhvillime interesante në botën e startupeve. Jam i sigurt që secili nga ju është i ngarkuar shumë më tepër se në çdo periudhë tjetër në përpjekjet për të çuar gjërat përpara, ndaj ju falenderoj që po gjeni kohën për të lexuar këto rreshta. 

Dikush më pyeti sot, sa optimist je për të ardhmen? U përgjigja pa menduar, se kjo nuk është pyetje për një sipërmarrës. Ne optimizmin e kemi në gjak, pasi është stimuli kryesor që çon përpara iniciativat e çuditshme që ndërmarrim, shpesh pa u menduar gjatë! 

Këtë optimizëm përpiqemi ta sjellim në faqet në vazhdim nëpërmjet intervistave me personazhe të njohur dhe të panjohur, të cilët me punën e tyre të përditshme ndikojnë në jetën e mijëra njerëzve përreth. 

Me punën që bëjnë, me historitë që rrëfejnë mbi sfidat e ndryshme, mes dështimesh dhe suksesesh ata/ato frymëzojnë, motivojnë duke përshkruar maratonat vetjake drejt suksesit; pavarësisht pengesave, duke kaluar nga dështimi në dështim, por pa humbur entuziazmin (siç thotë dhe Churchill). 

Njihuni …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0