Këta dy sipërmarrës e braktisën kolegjin dhe ndërtuan një kompani miliarda-dollarëshe për vetëm 2 vjet - Business Magazine Albania

Këta dy sipërmarrës e braktisën kolegjin dhe ndërtuan një kompani miliarda-dollarëshe për vetëm 2 vjet


Nga Steven Li, autor

Ndërsa shumica e nxënësve në shkollën fillore kalojnë orë të tëra duke luajtur në park me miqtë, djemtë brazilianë Pedro Franceschi dhe Henrique Dubugras e kalonin kohën e tyre duke koduar.

Pedro ishte i pari që hyri ilegalisht në funksionin 3G të Iphone-it dhe i pari që ndërtoi një softuer për të bërë ndihmësin virtual të Apple Siri, të flasë në gjuhën portugeze. Ndërsa Henrique ishte vetëm 12 vjeç kur filloi të programonte video lojëra…

Ata u njohën mes tyre në Twitter dhe filluan një marrëdhënie pune të suksesshme me shumë sipërmarrje. Kur ishin vetëm 16 vjeç filluan biznesin e tyre Pagar.me, softueri i parë në Brazil për kryerjen e pagesave. Mblodhën 30 milionë dollarë fonde dhe punësuan një staf prej mbi 100 veta para se ta shisnin kompaninë dhe të fillonin studimet në Universitetin Stanford.

Pas tetë muajve në Stanford, ata u shkëputën nga universiteti dhe filluan Brex, një startup që ndërton karta zyrtare për startupet e teknologjisë. Në vetëm dy vjet e gjysmë, Pedro dhe Henrique e transformuan Brex-in në një kompani që tani vlen 2.6 miliardë dollarë.

Në një intervistë ekskluzive për Entrepreneur, Pedro dhe Henrique tregojnë për fëmijërinë e tyre, kohën në Stanford dhe evoluimin e tyre në biznes. Nga përvojat e tyre nxora pesë parime praktike që i ndihmuan ata të ndërtonin një kompani miliarda-dollarësh.

  1. Ata e filluan herët.

Edhe pse fakti që ata filluan të kodojnë herët i ndihmoi nga ana teknike, përfshirja në botën e biznesit përpara se të fillonin adoleshencën e tyre ishte një avantazh i madh për ta. Pedro më tha se “kurioziteti dhe shpirti sipërmarrës” e detyruan atë dhe Henrique të mësonin botën e biznesit në Brazil, në vitet e adoleshencës.

Në këtë pikë, ata nuk është se dinin shumë. Pedro më tha se kur ai dhe Henrique mblodhën fondin e parë të investimeve për Pagar.me, nuk dinin të vlerësonin se çfarë ishte një marrëveshje e drejtë biznesi. Për ta thënë thjesht, bashkë-themeluesit e rinj dinin si të kodonin por u mungonte ana biznesore.

Përvoja e ndërtimit të Pagar.me ishte shumë e rëndësishme për rrugëtimin e tyre në botën e sipërmarrjes.

Në thelb, duke ia filluar punës herët, bashkë-themeluesit fituan përvojë shumë të dobishme. Por me gjithë këtë përvojë, sipërmarrësve të rinj, kolegji iu merrte shumë kohë.

  1. Ata rrezikuan shumë

Në vetëm tetë muaj në Stanford, Henrique thotë se mësuan shumë nga profesorët e shquar atje. Por për ta, kolegji nuk funksionoi. Henrique më tha se ligjëratat dhe jeta në konvikt binin në kontrast me ambientin e sipërmarrësit dhe jetën e pavarur që kishte pasur në Brazil.

Kur e braktisën shkollën, ata rrezikuan shumë. Pra, Pedro dhe Henrique u larguan nga Stanford, pavarësisht se kompania ishte ende në faza të hershme dhe nuk kishte praktikisht asnjë fitim.

  1. Ata ishin fleksibël dhe mësonin shpejt.

Henrique më tha: “Asgjë nuk shkon ashtu si e keni parashikuar; fleksibiliteti mund t’ju ndihmojë të përshtateni kur lindin lloje të ndryshme të surprizave.

  1. Ata ndërtuan një rrjet të fortë.

Me përvojë në pagesa, me një vizion dhe një investim prej 120.000 dollarësh nga YCombinator, sipërmarrësit e rinj e dinin se ishin në rrugën e duhur, por ata duhej të fitonin vlerësim nga industria. Ata në të vërtetë duhej të lidheshin me Peter Thiel dhe Max Levchin, dy nga bashkë-themeluesit e PayPal.

Kur ata e bënë këtë, “ishte një pikë e madhe kthese për Brex”, tha Henrique. “Ne kishim besim në idenë tonë dhe e dinim se ekzistonte një treg për produktin tonë, por ishte mbështetja e dy drejtuesve shumë të famshëm të kësaj industrie që na bëri të kuptojmë se sa e madhe mund të bëhet kjo kompani.”

Vlerësimi që morën nga PayPal ndihmoi kompaninë të rriste 50 milion dollarë investime.

  1. Ata i arsyetuan investimet e mëdha

Përveç vizionit dhe teknologjisë së lartë, Pedro dhe Henrique duhej të bënin një gjë tjetër për të realizuar idenë e tyre: shumë para.

Dhe ia arritën. Ndërmjet muajit Tetor 2018 deri në Qershor 2019, kompania kishte rritur të ardhurat mujore për gjashtëfish, njoftoi Bloomberg. Vetëm tre muaj më parë, Brex mori 100 milionë dollarë investim nga Barclays.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0