Këshillimi-Orientimi për karrierën, që në shkollën 9-vjeçare        - Business Magazine Albania

Këshillimi-Orientimi për karrierën, që në shkollën 9-vjeçare       


Orientimi për karrierën që në moshë të hershme është shumë i rëndësishëm për marrjen e vendimeve të duhura nga të rinjtë. A e mbani mend si e keni zgjedhur karrierën tuaj? Në shumicën e rasteve, nxënësit në shkollat profesionale regjistrohen në një drejtim të caktuar ose zgjedhin një profil të diktuar nga shkolla, prindërit ose eksperienca e nxënësve të tjerë. Nxënësit dhe prindërit ende nuk marrin në konsideratë kërkesat e tregut të punës apo prirjet individuale të gjithësecilit.

Në Shkollën Verore “Aftësi për Punë” pati një diskutim të gjerë mes ekspertësh, mësuesish, punonjësish socialë dhe drejtues të shkollave pikërisht për këtë temë.

Artikulli u publikua më parë në faqen 40 të numrit 22 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu  nr. 22 të saj.

Studimi i tregut ka rëndësi jetike në zgjedhjen e duhur të karrierës së ardhme për të rinjtë. Studime të shumta kanë treguar se tregu i punës ka mangësi të aftësive të caktuara, por dhe të profesioneve të ndryshme. Kështu, gjatë diskutimeve në shkollën verore, u përmend një studim i tillë, i realizuar në Vlorë, nga i cili rezulton se tregu në atë rajon ka mangësi të mëdha në pjesën e shërbimeve. Kjo tregon qartë nevojën për të orientuar të rinjtë si duhet në bashkëpunim me sipërmarrjet e zonës.

Dorian Kamberaj, konsulent për marrëdhëniet me biznesin në AFP pranë Swisscontact, u shpreh se nxënësit duhet të jenë aktorët kryesorë në përzgjedhjen e profesionit të tyre. Ai tha se, është rritur numri i të rinjve që i marrin vetë vendimet për arsimin dhe rrjedhimisht zgjedhin profesionin e tyre të ardhshëm. Sipas tij, prindërit dhe mësuesit duhet të kenë rol ndihmës; të jenë shoqërues në përzgjedhjen e arsimit e profesionit.

“Duhet t’i ndihmojmë të rinjtë të bëjnë zgjedhjet e duhura. Në këtë mënyrë, ata nuk do t’u referohen vetëm prindërve kur bëjnë zgjedhjet për karrierën”, tha Kamberi.

Meralda Mahilaj, nëndrejtoreshë e shkollës Tregtare Vlorë u shpreh se orientimi dhe këshillimi i vazhduar në karrierë është një cikël, që nis me nxënësit e klasave të 9-a dhe vazhdon deri në klasën e 13-të. Pasi nis shkollën e mesme profesionale, në klasën e 10-të nxënësi njihet me profesionin, orët e punës, pagën, mundësitë që kanë për të eksploruar tregun e punës, etj. Sipas Mahilajt, “kjo është një mënyrë e mirë për të kuptuar nevojat, dëshirat dhe aftësitë e nxënësit”.

Lexo: Hapet Akademia “Aftësi për Punë” – Shkolla Verore 2019

Ameriza Xhaferi, punonjëse sociale, e cila ka punuar ngushtë më maturantët në shkollat profesionale për t’i këshilluar ata drejt tregut të punës, tha se i ka nxitur nxënësit të shkruajnë vetë një CV dhe një letër reference. Ajo ka realizuar një kënd në shkollë, ku paraqet lajmërimet dhe nevojat për staf nga bizneset në Vlorë. Kështu, nxënësi e ka më të lehtë për kuptuar kërkesat e tregut dhe kushtet e punës.

Asime Feraj është përfaqësuese e shkollës “Ismail Qemali” në Vlorë. Ajo theksoi se qëllimi i shkollës është zhvillimi i aftësive të nxënësve. Për këtë, rolin kyç e luan mësuesi, duke vënë në dukje aftësitë që ka nxënësi dhe duke komunikuar me prindërit. Për një karrierë të suksesshme nevojitet një bashkëpunim mes: prindërve, mësuesve dhe nxënësve”.

Si kokluzion i diskutimeve u nënvizuan mënyra që mund të ndihmojnë orientimin dhe zhvillimin në karrierë të të rinjve, si:

  1. informimi mbi nivelin dhe performancën e nxënësve në shkollë;
  2. nxitja e kreativitetit;
  3. puna për qartësinë e studentëve në zgjedhjen e degëve dhe profileve;
  4. përdorimi i pyetësorëve vetëvlerësues;
  5. angazhimi në punë vullnetare për të mos i lënë nxënësit e studentët inaktivë;
  6. forcimi i lidhjeve me ish nxënësit që kanë hapur bizneset e tyre;
  7. hapja e profileve të reja;
  8. studimi i tregut;
  9. shtimi i bashkëpunimit me kompani të ndryshme;
  10. motivimi i stafit;
  11. mënyra më të zhvilluara të menaxhimit;
  12. fleksibiliteti për t’iu përshtatur ndryshimeve të shpeshta.

Së fundi, nevojitet të reflektojmë: A po ecim në rrugën e duhur?

/Artikulli u publikua më parë në faqen 40 të numrit 22 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 22 të saj.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Mos ndiq pararatë, ndiq pasionin.”
— Tony Hsieh
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0