Hapet Akademia "Aftësi për Punë" - Shkolla Verore 2019

Hapet Akademia “Aftësi për Punë” – Shkolla Verore 2019


Shkolla Verore 2019 ka hapur siparin e programit intensiv treditor me forume, takime, e panele të ndryshme rreth zhvillimit të arsimit dhe formimit profesional.

“Zhvillimi i Kapitalit Njerëzor në Shqipëri – Roli i Arsimit dhe Formimit Profesional”, është tema e aktivitetit që nisi me një panel të gjerë në Hotel Premium, Golem. Eventi po përfshin në diskutime dhe bashkëveprim rreth arsimit dhe tregut të punës dhjetëra aktorë.

Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë, tha gjatë fjalës së saj në panelin e diskutimit se, “Regjistrimi në arsimin profesional ka shënuar rritje me 35 % në 5 vitet e fundit. Ndërkohë, aksesi në tregun e punës është më i lartë. Po të krahasojmë nxënësit që mbarojnë shkollat profesionale, 65% kanë akses direkt në punë, ndërsa nga gjimnazi, aksesi në punë është në nivelin 50%”.

Megjithë progresin në arsimin profesional, qasjen e nxënësve, prindërve dhe sipërmarrjeve, vlerësohet se Shqipëria duhet të investojë në përmirësimin e cilësisë dhe rëndësisë së ofertës së sistemit arsimor. Vetëm në këtë mënyrë Shqipëria mund të zhvillojë më tej kapitalin e saj njerëzor.

Fation Dragoshi, menaxher i projektit “Aftësi për Punë” të Swisscontact tha se, “Puna e mësimdhënësve është shumë më e bukur në kohën digjitale. Ka rëndësi që kjo të bëhet me pasion”. Duke iu referuar studimit të Bankës Botërore ai theksoi se, ndryshimet teknologjike kërkojnë që shoqëria të rishikojë mënyrën si investojmë. Sipas tij, distanca mes arsimit dhe tregut të punës duhet ngushtuar, madje zhdukur.

Pjesë e panelit në ditën e parë të këtij eventi ishte edhe Znj. Linda Rama, Eksperte e Zhvillimit të Aftësive (HDPC). Ajo theksoi se, “është koha të fokusohemi tek aftësitë për jetën (soft skills) dhe të flasim seriozisht për to, duke i sjellë si kryefjalë në tryezat e diskutimit për arsimin.”

Në tre ditët e Shkollës Verore, përmes sesioneve të ndryshme, do të bëhet e mundur që pjesëmarrësit të reflektojnë dhe të identifikojnë zgjidhje e nisma konkrete për ta bërë ofertën në sistemin e AFP-së më të lidhur me tregun e punës. Shkolla Verore 2019 organizohet nga projekti Aftësi për Punë S4J, një projekt i qeverisë zvicerane, zbatuar në Shqipëri nga organizata Swisscontact.

Në ditën e parë të aktivitetit, u diskutua rreth përfshirjes së sektorit privat në qeverisjen e AFP-së, Aftësi për Jetën dhe kontributin e arsimit profesional në zhvillimin e kapitalit njerëzor. Akademia do të vijojë këto ditë me trajtimin e mundësive dhe sfidave në sistemin e AFP-së. Mes tyre është edhe roli i kompanive në zhvillimin e kapitalit njerëzor, si dhe digjitalizimi e përdorimi i teknologjisë në AFP.

“Aftësitë profesionale të punësojnë, aftësitë e buta të pushojnë”, Znj. Linda Rama.

Nëse duam të rrisim vendin tonë, duhet të rrisim njerëzit edhe jashtë shkolle. Për këtë duhen edhe sisteme për rritjen e mësuesve”, Z. Vasil Naçi.

MBI PROJEKTIN “AFTËSI PËR PUNË”

Aftësi për Punë S4J është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), i cili zbatohet në Shqipëri nga organizata zvicerane Swisscontact. Projekti është pjesë e Sferës së Zhvillimit Ekonomik të Strategjisë së Bashkëpunimit Zviceran për Shqipërinë, (2018-2021), me fokus të veçantë tek promovimi i mundësive për punësim dhe zhvillimin e aftësive.

‘Aftësi për Punë’ (S4J) u projektua për të adresuar sfidat kryesore në sistemin e AFP-së në Shqipëri, si: cilësia dhe statusi i ulët, menaxhimi i dobët i institucioneve, mungesa e orientimit drejt tregut të punës dhe angazhimi i ulët i sektorit privat. Projekti i adreson këto sfida duke investuar për sigurimin e ndryshimeve sistematike, zhvillimin e kompetencave dhe fuqizimin e aktorëve kyçë.

Bazuar mbi këtë qasje, ‘Aftësi për Punë’ mbështet ofruesit partnerë të AFP-së në Shqipëri në drejtim të:

– Krijimit të lidhjeve të ngushta me kompanitë e sektorit privat dhe partnerë të tjerë,
– Diversifikimit dhe përmirësimit të ofertës mësimore,
– Aplikimit të metodave novatore të mësimdhënies dhe standardeve të cilësisë,
– Realizimit të praktikave mësimore në mjediset e biznesit,
– Zhvillimit dhe fuqizimit të institucionit, përmes ndërtimit të mekanizmave për menaxhimin efikas.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0