Këshilla për studentët nga CEO i Apple, Tim Cook - Business Magazine Albania

Këshilla për studentët nga CEO i Apple, Tim Cook


Tim Cook i kërkoi klasës së 2017 në ‘Massachusetts Institute of Technology’ që të përdorin mendjet, duart dhe zemrën për të ndërtuar diçka më të madhe se vetja dhe të mos e humbasin kurrë humanizmin e tyre. CEO i Apple u tha të diplomuarve se ata duhet ta mbajnë moralin e tyre në qendër të asaj që bëjnë.

“Mateni ndikimin tuaj mbi njerëzimin jo me pëlqime por në jetën që prekni çdo ditë, jo në popullaritet, por tek njerëzit që shërbeni”, tha Cook gjatë fjalimit të tij. “Unë zbulova se jeta ime u bë më e mirë kur nuk mendoja më për atë që njerëzit mendonin për mua.”

Cook tregoi se kur ishte më i ri, pati shumë vështirësi për të gjetur qëllimin e jetës së tij. Ai e kërkoi atë në shkollën pasuniversitare në Universitetin Duke, meditim, fe dhe shkrimet e filozofëve. Ai gjithashtu tregoi në formë shakaje për një “moment të pavendosmërisë rinore”, kur ai eksperimentoi me një PC të Windows.

Cook përfundimisht e gjeti qëllimin e tij kur shkoi në kompaninë Apple 20 vite më parë. Atje ku u takua me bashkë-themeluesin e Apple, Steve Jobs, i cili kishte një pasion për teknologjinë të shoqëruar me një nevojë për t’i shërbyer njerëzve. Ai e inkurajoi klasën që të mbushin me vlera dhe humanizëm gjërat që ata krijojnë dhe ndërtojnë. Cook theksoi rëndësinë e këtij mesazhi duke ndarë një anekdotë nga takimi i tij me Papa Françeskun vitin e kaluar. Papa i tha Tim Cook: “Kurrë njerëzimi nuk ka patur një pushtet të tillë mbi vete, por nuk ka ende asgjë për të siguruar se do të përdoret me mençuri.”

Nën udhëheqjen e Cook, Apple ka lançuar produkte si Apple Watch dhe HomePod të sapo lançuar. Tim Cook u bë CEO i Apple pasi Jobs dha dorëheqjen në Gusht të vitit 2011.

“Nëse vendos të jetosh jetën në vorbullën e teknologjisë dhe njerëzve që u shërben,” thotë Cook, “nëse përpiqesh të krijosh më të mirën dhe të bësh më të mirën, jo vetëm për disa, atëherë sot i gjithë njerëzimi ka më shumë shpresë për të ardhmen.”

Burimi: inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0