Kërkohet punësim në shtet! - Business Magazine Albania

Kërkohet punësim në shtet!

Reforma e pagave nisur në administratën publike ku preken mbi 130 mijë punonjës ka sjellë edhe rritjen e aplikimeve për pozicione pune në shërbimin civil sipas raportimit të ministres së re të shtetit Adea Pirdeni për punën e DAP.

“Punësimi në administratën publike mbetet tërheqës pasi në bazë të dhënave të vitit 2023 në çdo pozicion pune të nivelit specialist ka pasur një mesatare prej 14.3 kandidatësh ndërsa në procedurat e pranimit nga jashtë shërbimit në kategoritë drejtuese të mesëm dhe të ulët mesatarja ka qenë 23.9 kandidatë për pozicion pune“, u shpreh Adea Pirdeni, Ministre e Shtetit për Administratën Publike.

Gjatë raportimit të saj ministrja Pirdeni u ndal tek çështja e vendimeve gjyqësore që pësuan rritje gjatë vitit të kaluar për dëmshpërblimin dhe rikthimin e punonjësve në shërbimin civil, por gjatë këtij viti trendi po kthehet

Janë zbatuar gjithsej 404 vendime gjyqësore në krahasim me 380 që ishte në fund të 2022-shit, pra ka një rritje të ndjeshme të rasteve të vendimeve të formës së prerë të zyrtarëve të rikthyer në detyrë. Ka një ulje të numrit të rasteve të regjistruar në gjykatë me 46 raste të reja nga  48 më parë dhe nga 9 çështjet e përfunduara në gjykim në shkallën e parë, 7 prej tyre janë fituar nga institucionet publike që dëshmon gjithmonë e më shumë që pjesa më e madhe pra mbi 77.8% e largimit nga shërbimi civil janë raste të rregullta të konfirmuara edhe nga Gjykata.

Në analizën e institucionit të Departamentit të Administratës Publike vërehet se numri i largimeve nga puna u rrit me 12.5% në krahasim me një vit më parë, por në trend rënës janë largimet që vijnë me dorëheqje, në ulje me 15%.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0