KE, propozon hapjen e negociatave. Po ekonomia si është?

KE, propozon hapjen e negociatave. Po ekonomia si është?

~3 minuta lexim


Komisioni Europian, propozoi anëtarsimin e Shqipërisë në BE. Ky propozim bazohet në raport progresin që BE bën për vendet kandidate si Shqipëra.

Në raportin  e këtij viti, komisioni ka nënvizuar ecurinë e mirë për disa aspekte të ekonomisë duke përfshirë uljen e borxhit, deficitit dhe kredive me probleme.

Megjithatë disa rekomandime shoqërojnë raportin.

Ja çfarë duhet të ketë parasysh qeveria shqiptare sipas Komisionit, për një rritje të qëndrueshme të ekonomisë:

1- Vijim i konsolidimit fiskal. Kjo, për të përmbushur objektivin afatmesëm për reduktimin e borxhit publik dhe për të krijuar më shumë hapësirë ​​për manovrim të politikës fiskale;

2- Forcimin e stabilitetit financiar. Nxitje për zgjidhjen e çështjes së kredive me probleme dhe përdorimit të monedhës vendase;

3- Ulje e ekonomisë informale, duke përfshirë punën e padeklaruar, kryesisht përmes deklarimit të punonjësve.

Ja kritikat

Sipas raportit të BE-së për pjesën e ekonomike, mjedisi i biznesit mbetet pengesë për konkurrencën dhe rritjen, pavarësisht legjislacionit të ri dhe masave të tjera

Edhe pse së fundi, qeveria ka shpallur reformën e derregullimit duke synuar uljen e dokumentave të nevojshme për një aplikimin apo verifikimim, raporti vëren se, “Pengesat e tepërta rregullatore dhe procedurale përbëjnë një kufizim tjetër të rëndësishëm për biznesin. Qasja në financat formale, sidomos në fazën fillestare të një biznesi, mbetet një sfidë për firmat.”

Mangësitë në sundimin e ligjit vazhdojnë të pengojnë mjedisin e biznesit, edhe pse reforma e drejtësisë ka përparuar. Informaliteti vlerësohet të jetë mbi 30% sipas raportit, i cili thekson se në këtë masë humbasin të ardhurat nga taksat dhe nuk ka mbrojtje në tregun e punës dhe konkurencën mes kompanive.

Detyrat për zhvillim Afatgjatë sipas raportit

1- Përmirësim i cilësisë së sistemit arsimor, duke përfshirë rritjen e kapacitetit;

2- Zhvillim i kapacitetit për tërheqjen e teknologjive, kërkimin, zhvillimin dhe inovacionin;

3- Rritje e investimet publike në infrastrukturë, në formë transparente dhe të përgjegjshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0