Kalifornia përdor inteligjencën artificiale për të ndihmuar në zbulimin e zjarreve - Business Magazine Albania

Kalifornia përdor inteligjencën artificiale për të ndihmuar në zbulimin e zjarreve

Zjarrfikësit nga Kalifornia janë duke e përdorur inteligjencën artificiale për zbulimin e zjarreve, duke i dhënë një makine pamje nga më shumë se 1 mijë kamera të vendosura në pika strategjike në të gjithë shtetin, makinë kjo e cila alarmon për mobilizim punëtorët e emergjencave.

Si një shembull të potencialit të programit të inteligjencës artificiale ALERTCalifornia të lansuar muajim e kaluar, një kamerë zbuloi një zjarr i cili filloi të ndizet më orën 03:00 të mëngjesit (sipas kohës lokale) në pyllin e Cleveland National Forrest, rreth 80 kilometra larg San Diegos.

Me njerëzit në gjumë dhe errësirën që fsheh tymin, ai mund të ishte përhapur në një zjarr të furishëm. Por inteligjenca artificiale njoftoi një kapiten të zjarrfikësve i cili thirri rreth 60 zjarrfikës, duke përfshirë shtatë kamionë, dy buldozerë, dy cisterna uji dhe dy ekuipazhe terreni, raporton Reuters

Pas arritjes së ekipit të zjarrfikësve, zjarri arriti të shuhej brenda 45 minutash, tha Cal Fire.

I zhvilluar nga inxhinierët e University of California San Diego duke përdorur inteligjencën artificiale nga DigitalPath, një kompani me bazë në Chico të Kalifornisë, platforma mbështetet më 1,038 kamera të vendosura nga agjenci të ndryshme publike dhe shërbime të energjisë elektrike, secila prej tyre e aftë me rrotullim në 360 shkallë përmes komandës nga operatorët brenda bazës.

Pasi programi i inteligjencës artificiale filloi nga 10 korriku, Cal Fire ofroi edhe shembuj tjerë të alarmimit të kapitenëve të zjarrfikësve nga inteligjenca artificiale edhe përpara se të bëhej ndonjë thirrje emergjente, megjithëse nuk kishte ende një raport gjithëpërfshirës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0