Ka ardhur koha ku bizneset e vogla duhet të krijojnë prezencë online dhe ta perfeksionojnë atë

Ka ardhur koha që bizneset e vogla të krijojnë prezencë online dhe ta perfeksionojnë atë


Si po ndryshon të bërit biznes në kushtet e sotme? Çfarë masash duhet të marrin kompanitë për një organizim më të mirë? Cilat janë mjetet e përshtatshme për të bashkëpunuar? Si të krijojmë kulturën e të punuarit në distancë? Si po ndryshon komunikimi marketing në këto kushte?

Lexo: Webinar: Biznes në kohën e Koronavirusit

Këto dhe shumë çështje të tjera lidhur me të bërit biznes në këto ditë të vështira u trajtuan në webinarin e së premtes nga panelistët Gerti Boshnjaku dhe Tomi Kallanxhi, moderuar nga Dritan Mezini.

Paneli ndau me audiencën online, mënyrën sesi bizneset po funksionojnë duke punuar në distancë.

Webinari u përqëndrua tek ndërmarrjet e reja, bizneset e vogla dhe të mesme.

“Këto 2 javë kanë qënë shumë të vrullshme dhe të ngarkuara. Ne në BusinessMag e kemi ndjekur situatën dhe kemi bërë një përmbledhje të të rejave më të fundit në Shqipëri. Fokusi në këtë kohë, duhet të kalojë tek bizneset e reja dhe bizneset e vogla”, u shpreh Gerti.

Ai gjithashtu solli shembullin e sondazhit të Silvana Xhekës, e cila tregonte se 60% e punonjësve po punojnë në distancë. Anketa ishte realizuar në Tiranë me 470 punonjës. 66% e tyre përdornin postën elektronike dhe 42 video konferencat. Ky sondazh gjithashtu tregon një trend në rritje të mjeteve të internetit.

Por, çfarë qasje duhet të marrin bizneset? Bizneset, sot duhet të përgatisin strukturat e brendshme, duke mbledhur gjithë ekipin online, të adoptohen rregullat, të cilat ishin caktuar më parë, të caktohen rregulla të reja, të përcaktohen kanalet ku duhet të punohet. Gjithashtu duhet të përgatisin komunikimin në mënyrën e re të të fuksionuarit për partnerët jashtë saj, siç janë: klientët, partner biznesi, furnitorët.

Të tregohet disiplinë në ndjekjen e rregullave. Një element i rëndësishëm diskutimi janë edhe mjetet e komunikimit. Panelistët treguan disa mjete komunikimi që bizneset e reja ose të vogla mund të përdorin në këtë kohë, si: SlackHQ, Microsoft Teams, Jira, Gmail, Google Drive.

Lexo: Webinar, Sfida e të punuarit në distancë

Tomi foli për vlerat e përdorimit nga bizneset e vogla ose të reja të Google Forms. Një platformë e lehtë për t’u përdorur.

Po si të përgatisin strukturat e brendshme në këtë kohë bizneset? Panelistët ndanë disa ide:

  • Tregoni disiplinë në takimet tuaja. Përcaktojini çdo javë me kalendar.
  • Përdorni gjithë mjetet teknologjike që janë në dispozicion.
  • Përgëzoni ekipin për punët e kryera, festoni virtualisht fitoret e vogla.
  • Bëni follow up për projektet e përfunduara.

Por si po punojnë online bizneset?

Tomi dha një shembull të thjeshtë për bizneset që janë mbyllur, si: restorantet dhe lokalet. Ato mund të ofrojnë Kupon Kod, ku klienti e blen tani nga biznesi dhe më vonë merr shërbime më shumë, me një çmim të arsyeshëm.

Gerti theksoi që bizneset duhet të sigurohen të komunikojnë me klientët që kanë ose me bizneset partnere. E rëndësishme është që mos të humbasin lidhjet.

Në webinar u fol edhe për turizmin. Panelistët theksuan se ky sektor duhet të gjenerojë oferta dhe t’i përdorë ato më vonë pasi të kalojë kjo periudhë. Të konsolidojnë proçeset e brendshme. Të ndërtojnë një web nëse nuk e kanë atë akoma. Të përdorin dhe perfeksionojnë mjetet e komunikimit. Të analizojnë se çfarë po kërkohet më së shumti sot në Google.

Lexo: Digjitalizimi nuk është më e ardhmja, por e tashmja

Mesazhi i tyre për sipërmarrësit është:

“Shfrytëzojeni situatën për mundësi pozitive, për ju dhe biznesin tuaj. Mos rrini!” tha Tomi Kallanxhi.

“Ky është një moment i mirë për të reflektuar dhe trajnuar. Shfrytëzoni internetin duke ndjekur kompetitorët. Krijoni një prezencë online e përbërë nga një website, platforma online dhe dedikojuni atyre,” u shpreh Gerti Boshnjaku.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0