Jeni në dilemë për një tatuazh? Me këtë startup nuk do të pendoheni! - Business Magazine Albania

Jeni në dilemë për një tatuazh? Me këtë startup nuk do të pendoheni!


Seung Shin ishte student i vitit të parë në Universitetin e Nju Jorkut më 2011-n kur vendosi të bënte një tatuazh. Ai mendonte se do të dukej shumë “cool”- derisa erdhi pranvera dhe i duhej të përballej me familjen e tij shumë tradicionale së bashku me fjalën “besim” të bërë tatuazh në nënkrahun e tij me gërma të mëdha dhe korsive.

Ishte ai momenti kur Shin nisi procesin e gjatë dhe të lodhshëm të heqjes së tatuazhit. Pas një sesioni kirurgjie me lazer dhe vetëm 500$ të një procesi që kushtonte 3,000$, atij i erdhi një ide: Po sikur të aplikojё një tatuazh me një bojë permanente e cila gjithsesi mund të hiqej?

Kjo ide tani e ka emrin “Ephemeral,” një startup i drejtuar nga Shin, i cili është një inxhinier, dhe një grup bashkëthemeluesish të Universitetit të Nju Jorkut, duke përfshirë COO Joshua Sakhai, një profesionist i statistikës dhe shkencave kompjuterike. “Nëse do të çonte procesin e heqjes së bojës deri në fund, do të kishte një shenjë në formën e tatuazhit origjinal,” thotë Sakhai. “Tani është ende atje, dhe është e tmerrshme.”

Skuadra, e cila vitin e kaluar fitoi 75,000$ në kategorinë e teknologjisë nga kapitalistët “venture” në Sfidën e 200 mijë Sipërmarrësve të Sternit në Universitetin e Nju Jorkut, është duke nisur një raund mbledhje fondesh më 1 Maj dhe planifikon të lançojë produktin e parë në vjeshtën e vitit 2017.

Mbase të turpëruar nga ekseperienca e Shin, asnjë prej pjesëtarëve të skuadrës Ephemeral (e cila përfshin inxhinierët Vandan Sha, Brennal Pierre dhe Anthony Lam ) kanë një tatuazh, të paktën jo deri sa produkti i tyre të lançohet, kohë më pas kur ata “mund të mbulohen me tatuazhe,” sipas Sakhai.

Një tjetër arritje: Ephemeral është tashmë Startupi më “cool” i Universiteteve i Inc 2016 pasi konkurroi kundër 15 startupeve të tjerë në një turne në Mars. Më poshtë gjendet intervista e redaktuar e Sakhai për Inc.

Ka qenë gjithmonë në planet e tua të nisësh një biznes në kolegj?
Gjithmonë më ka pëlqyer sipërmarrja. Por Seung nuk ia kishte idenë se do të niste themelimin e një kompanie gjatë universitetit. Ai thjesht kishte një ide që u bë vërtet e madhe dhe e shpejtë.

Si e balancon ngarkesën midis punës dhe shkollës?
Fillimisht në kompani më duhej të zgjidhja nëse duhet të shkoja në të gjitha klasat e mundshme të mësimit ose të shtyja këtë kompani para. Patjetër që kemi pasur disa sesione në 4 të mëngjesit dhe netë pa gjumë. Dhe çdo gjë që mund të shkonte keq, ashtu ka ndodhur. Kështuqë duhet të siguroheshe që të kishe sa më pak risk në procesin e kërkimit dhe zhvillimit të produktit dhe të kishe protokolle të gatshme në rast se diçka shkonte keq.

Si është dinamika e skuadrës tënde?
Anthony është seriozi; ai i kthen gjithmonë në praktikë idetë tona dhe në vizion që mund të realizohet. Brennal (i cili ëhstë 34 vjeç) jep këndvështrime të vlefshme të nivelit të lartë mbi procesin e lodhshëm të lançimit të produktit në treg; është e mrekullueshme të kesh një vëlla më të madh që na udhëheq në këtë rrugë. Vandan është në mes; ai ka shumë eksperiencë por është gjithashtu i intonuar me ne. Unë dhe Seung jemi gjithmonë në përplasje por gjithmonë do të gjejmë diçka më të mirë, ide të cilat nuk do t’i kishim nëse nuk do të përplaseshim me njëri-tjetrin.

Pse mendon se industria e tatuazheve është gati për këtë inovacion?
Bazuar në kërkimin tonë verën e kaluar gjatë programit Launchpad NYU, ku folëm me qindra përdoruesë potencialë, ne madje vendosëm edhe një stendë me limonata në Parkun e Sheshit të Washingtonit, 60 % e atyre që nuk kishin një tatuazh donin një por nuk e bënin. Ata mendojnë se është në modë dhe është e bukur, por ngurronin për shkak të permanencës së saj.

Nuk ka patur shumë inovacion (në industrinë e tatuazheve), edhe pse si industri ka funksionuar që në kohërat antike. Ka shumë kompani të reja, si Tattly dhe InkBox, që ofrojnë tatuazhe 2-javore, por ato platforma nuk kënaqin kërkesën e lartë për tatuazhe që mund të hiqen. Askush nuk po bën atë që po bëjmë ne.

Çfarë këshille keni për studentët e tjerë sipërmarrës?
Do të merrni shumë këshilla të ndryshme dhe duhet të qëndroni të shkathët dhe të kuptoni se çfarë ju nevojitet, dhe kur ju nevojitet. Askush nuk ka për ta njohur biznesin tuaj aq mirë sa ju, duhet të ndiqni zemrën dhe pasionin. Është më mirë të jeni të gabuar shpejt se sa të merrni vendimin e drejtë vonë.

Si ka evoluuar kompania që kur fitoi Sfidën e 200 mijë Sipërmarrësve të Universitetit të Nju Jorkut?
Ka qenë një udhëtim i çmendur. Kemi patur një momnt ku nuk e besonim se ishim “të vërtetë” tani, dhe se kemi paratë dhe se mund të bëjmë atë që duam të bëjmë, prandaj shkuam në programin “Launchpad” në verë dhe shkuam drejt Harlem Biospace (një inkubator biotelknologjik që ofron hapësira laboratorike) për të ndërtuar produktet tona dhe për të bërë kërkimin dhe zhvillimin.

Cilat ishin qëllimet tuaja kur nisët zhvillimin e produkteve të reja?
Hapi i parë është të sigurohuni se të gjithë ingredientët nuk janë helmuesë dhe janë tërësisht të sigurtë. Çdo gjë që ne po përdorim është organike dhe e aprovuar nga FDA (Administrimi i Ushqimit dhe Barnave të SHBA-ve). Ne duhet të jemi po aq të mirë ose më të mirë se ajo që ishim sot, përndryshe kjo nuk ka pёr tё ecur.

Cila mendoni se është sfida juaj më e madhe që ju pret?
T’i kthejmë artistët tanë nga ana jonë, filozofikisht dhe nga ana ideologjike, përderisa ata jetojnë dhe marrin frymë me permanencën dhe japin vlerë në atë që krijojnë. Kjo ka të bëjë me ristilizimin dhe redaktimin e tatuazheve tuaj në mënyrë që të evoluojnë me ty. Artistët jetojnë me reputacion dhe e transmetojnë biznesin, kështuqë do të ishte me përfitim edhe për ta.

 

/Autor Helena Ball, PUBLIKUAR nga Inc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0