Pavarësisht nga përgjegjësitë e tij si kryetar ekzekutiv i Amazon, pronar i Blue Origin dhe investitor miliarder, Jeff Bezos zgjedh të organizojë ditën e tij në një mënyrë që i siguron gjumë dhe pushim të mjaftueshëm.
Një video e Bezos duke përshkruar rutinën e tij të mëngjesit është bërë virale në internet, duke tërhequr vëmendje të madhe në rrjete sociale. Në këtë video, Bezos thotë:
“Unë shkoj për të fjetur herët dhe zgjohem herët. Më pëlqen të lexoj gazetën, të pi kafe dhe të ha mëngjes me fëmijët e mi para se të shkojnë në shkollë. Është shumë e rëndësishme për mua, prandaj e caktova takimin tim të parë në orën 10:00.”
Bezos, një nga njerëzit më të pasur në botë, thekson gjithashtu se preferon të përfundojë takimet para drekës dhe nënvizon rëndësinë e gjumit të mjaftueshëm:
“Unë mendoj më mirë dhe kam më shumë energji kur fle për tetë orë.”
https://x.com/i/status/1807398933439840516
Videoja ka grumbulluar miliona shikime dhe mijëra pëlqime, duke nxitur diskutime të shumta mes përdoruesve të rrjeteve sociale. Shumë komentues kanë përshëndetur këshillat e Bezos dhe kanë sugjeruar që të tjerët të ndjekin shembullin e tij.
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto