Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u bën thirrje prindërve që të regjistrojnë fëmijët e tyre tek TUMO TIRANA, qendra më e madhe e digjitalizimit në Ballkan
Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj nënvizon se do të ketë mbështetje financiare për çdo student dhe se kurset që do të ofrohen do të kenë një çmim simbolik vetëm 2000 lekë në muaj.
“TUMO TIRANA, në përkrahje të inovacionit dhe rinisë! Këtë sezon të ri TUMOianët i pret shtëpia e tyre e re, Piramida e Tiranës. Me më shumë disiplina dhe aktivitete. Regjistrohu edhe ti”, shkruan Veliaj.
Piramida do të funksionojë për trajnime, do të ketë biblioteke, salla ku njerëzit mund të mblidhen, salla ku mund të ekspozojnë punimet e tyre dhe qendër TUMO, një lloj i ri i përvojës arsimore në kryqëzimin e teknologjisë dhe dizajnit. Institucioni arsimor TUMO Tirana do të ofrojë programe arsimore parashkollore për 12 – 18-vjeçarët, si robotika, animacioni, zhvillimi i lojërave, muzika dhe filmi.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.