Këshilla të rrezikshme në rrjet, pse të rinjtë po i besojnë më shum... - Business Magazine Albania

Këshilla të rrezikshme në rrjet, pse të rinjtë po i besojnë më shumë TikTok-ut sesa bankave?

Sheila Bair, ish-kryetare e Federal Deposit Insurance Corporation (FDIC), shpreh shqetësimin e saj për mënyrën se si të rinjtë e gjeneratës Z po marrin informacion për financat personale, kryesisht përmes rrjeteve sociale si TikTok dhe YouTube. Një sondazh i Schwab tregon se 38% e tyre marrin këshilla financiare nga YouTube dhe 33% nga TikTok.

Bair i cilëson si toksike këshillat e dhëna nga “finfluencers” të pakualifikuar, të cilët shpesh promovojnë borxhin si mjet për t’u pasuruar. Ata e paraqesin punën e ndershme si diçka për “budallenjtë” dhe sugjerojnë që pasuria krijohet përmes huamarrjes dhe investimeve spekulative në aksione teknologjike, kriptovaluta, metale të çmuara apo prona komerciale, strategji që Bair i cilëson si rrugë të shpejtë drejt falimentimit për investitorët e papërvojë.

Lexo gjithashtu: Çfarë do të ndodhë me euron në këtë vit zgjedhor? Dritan Vakaj: Shtim i euros në treg, për pasojë ulje të vlerës së saj

Ajo thekson se shumë nga këto këshilla janë mashtruese dhe nuk zbulojnë rreziqet reale si:

-Kosto e lartë e interesave në kartat e kreditit

-Rreziku nga mungesa e diversifikimit

-Humbja e përfitimeve tatimore duke shmangur IRA apo 401(k)

Pse rinia ndjek “finfluencers”? Sepse ata e bëjnë përmbajtjen argëtuese, të shkurtër dhe të drejtpërdrejtë. Ndërkohë, informacioni nga institucionet e rregulluara shpesh është i thatë dhe teknik.

Lexo gjithashtu: Paga minimale 500 euro/ Ekspertja Radonshiqi: Shpresë për krahun e punës, por rrezik për bizneset

Megjithatë, Bair thekson se institucionet e rregulluara janë burimi më i besueshëm për informacion bazë financiar, duke përmendur si shembull programin edukativ Money Smart nga vetë FDIC. Ajo nxit të rinjtë të përdorin këto burime falas, të ndjekin parimet themelore si:

-Buxhetimi dhe kursimi i rregullt

-Investimi i hershëm në fonde indeks të lira dhe të diversifikuara

-Përdorimi minimal i produkteve financiare dhe kartave të kreditit

Në fund, ajo bën thirrje për rindërtimin e besimit në sektorin e rregulluar financiar duke ofruar këshilla të mira dhe të ndershme. Vetëm kështu mund të shmanget humbja e besimit që ndodh sa herë të rinjtë përballen me tarifa të fshehura bankare apo produkte të dëmshme financiare.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0