Një javë me zhvillime dramatike është shënuar për dy “titanët e teknologjisë” Elon Musk dhe Mark Zuckerberg, personalitetet më me ndikim në botë.
Paditë ndaj kompanisë Tesla nuk munguan edhe këtë herë nga ku së paku tre shoferë akuzuan prodhuesin se kishte gënjyer për gamën e veturave të saj.
Tre shoferë ngritën një padi kolektive në shtetin e Kalifornisë, ku thanë Tesla e kishte ekzagjeruar gamën e automjeteve.
Përkundër kësaj, një zhvillim tjetër ndodhi tek kompania tjetër e Elon Musk, X (ish Twitter), kur kjo e fundit paditi një organizatë jofitimprurëse e cila kishte publikuar një studim lidhur me gjuhën e urrejtjes në platformë.
Padia pretendon se, përveç grumbullimit të paligjshëm të të dhënave nga Twitter, raportet “të rreme” të organizatës i kushtuan X dhjetëra milionë të ardhura të humbura nga reklamat.
Përveç këto dy ngjarjeve, Musk u bë kryetemë përsëri këtë javë për shkak të një raporti në medie ku flitej për një ndikim indirekt të tij në luftën e Ukrainës.
Raporti zbuloi se Musk — përmes shërbimit të internetit satelitor Starlink — ishte në gjendje të ushtronte një element kontrolli mbi përpjekjet e luftës në Ukrainë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.