Java Botërore e Biznesit - Business Magazine Albania

Java Botërore e Biznesit

Forcuam bashkëpunimin mes aktorëve në funksion të zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të klimës së biznesit, thanë fjalën e saj ministrja e shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, në përfundim të javës botërore të Sipërmarrjes të zhvilluar në Tiranë, Shkodër, Korçë dhe Vlorë.

Për të konkretizuar të gjitha ato nisma që ne duam të ndërmarrim si për nxitjen e zhvillimit ekonomik të vendit, si për përmirësimin e klimës së biznesit, pra për krijimin e një ekosistemi të qëndrueshëm që garanton rritje ekonomike të qëndrueshme,” tha ministrja e shtetit.

Java Globale e Sipërrmarjes në Shqipëri, tha më tej Ibrahimaj, ia arriti qëllimit për të bashkuar në tryeza të përbashkëta aktorë të ndryshëm të ekonomisë së vendit, për të nxitur diskutime dhe iniciativa, të cilat do të jenë pjesë e planeve të punës së politikëbërjes në vijim.

Që takimet të mos mbeten të tilla, që fjalët të mos mbeten fjalë, por të konkretizohen me plane pune dhe veprimi. GAP ia doli gjithashtu të vërë theksin te fuqia e bashkëpunimit, te krijimi i një rrjetëzimi, i cili do të vijojë të ndiqet në periudhat në vijim,” shtoi ministrja Ibrahimaj.

Në këtë javë, sipas organizatorëve, të gjitha eventet shërbyen për një platformë për sipërmarrësit, drejtuesit e biznesit dhe politikëbërësit që të bashkohen dhe të shkëmbejnë ide, të nxisin partneritete dhe prosperitetin ekonomik.

Në këtë javë botërore të biznesit u angazhuan përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, përfaqësues nga shoqatat e biznesit dhe institucione shtetërore, etj të cilat kontribuan në organizimin e Javës Ndërkombëtare të Sipërmarrjes në vendin tonë.

Një javë e tillë zhvillohet në mbi 180 vende në të gjithë botën.youtube

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0