Ja si mund të futeni në shkollat më të mira në botë për biznes - Business Magazine Albania

Ja si mund të futeni në shkollat më të mira në botë për biznes


Shkollat e biznesit kërkojnë një sërë gjërash si eksperienca, notat e universitetit etj., për ta konsideruar të vlefshëm aplikimin tënd.

Me aq shumë komponentë të një aplikimi të mirë, është e vështirë të gjesh se çfarë mund ta bëjë aplikimin të veçantë në sytë e intervistuesit.

Isser Gallogly, kreu i departamentit të selektimit të aplikimeve në Neë York University’s Stern School of Business, tregon se çfarë e bën një aplikim të suksesshëm.

Me 15 vite eksperiencë në procesin e pranimeve në Stern, Gallogly ka bërë rreth 50000 intervista.

Lexoni: Çfarë thotë miti i braktisjes së kolegjit nga personat shumë të suksesshëm dhe pse shkolla mund t’iu bëjë më të mirë?

Si të zgjedh midis një shkollë biznesi full-time ose part-time?

“Pjesa më e rëndësishme e programit MBA është mundësia për “networking” që zgjat për jetë,” thotë Gallogly.

“Nëse të qenurit kompletësisht i dedikuar në eksperiencën tuaj të shkollës së biznesit është shumë e rëndësishme për ju, atëherë një program full-time është zgjedhja e duhur.”

“Nëse zgjidhni programin full-time, atëherë duhet të merrni parasysh dhe kostot mjaft të larta, ndërsa me një program part-time, ju mund ta mbani punën tuaj dhe gjatë shkollës.”

Si të shkruaj një ese shumë të mirë aplikimi?

“Zakonisht na pyesin sesa kreativ duhet të jesh kur shkruan esenë për t’u pranuar në programin MBA,” thotë Gallogly.

“Unë gjithmonë them ‘AQA’: Answer the question asked, ktheji përgjigje me përpikmëri dhe qartë. Gjithashtu duhet të tregoni se kush jeni në të vërtetë gjatë esesë.”

Përçoni qartë tiparet dhe qëllimet tuaja. “Për mendimin tim, këtë ese duhet ta trajtoni sikur është një biznes-plan për veten tuaj.”

Lexoni: 10 universitetet më të mira në Europë

Si mund të marr feedback të vlefshëm për esenë time përpara se të aplikoj?

“Parimi kryesor është që njerëzit që spikasin mbi të tjerët janë ata që flasin nga zemra,” thotë Gallogly.

“Kam 15 vite në biznes. Kam invervistuar rreth 50000 aplikantë. Esetë që gjithmonë më bënin përshtypje ishin ato ku mund të dëgjohej zëri i personit, ku mund ta ndjeje pasionin e tij.”

Për të qenë i sigurtë që eseja juaj shpreh se kush jeni në të vërtetë, pyesni njerëzit tuaj më të afërt: A të duket origjinale, a dallohet që është një punë e imja? Ka një arsye pse ju doni të shkoni në një shkollë biznesi, ne duhet ta shikojmë këtë entuziazëm.”

Si mund ta bëj aplikimin tim të jetë origjinal?

“Një nga gjërat më të rëndësishme që ne kërkojmë në Stern është çfarë ne quajmë ‘IQ’ plus ‘EQ’,” thotë Gallogly.

Kandidatët më të fortë duhet të tregojnë një inteligjencë akademike, por edhe emocionale. Inteligjenca emocionale është aftësia për të kuptuar gjendjet emocionale të njerëzve të tjerë dhe për t’i ndihmuar ata. Punëdhënësit e vlerësojnë EQ, sepse ajo tregon që ti mund të punosh mirë në grup.

Departamenti i procesit të pranimeve në Stern e ka të mundur t’i vlerësojë këto cilësi me anë të intervistave, me pyetje me fokus tek jeta juaj personale dhe jo tek çështjet teknike dhe akademike.

“Unë mendoj se kjo është çfarë na diferencon ne dhe studentët tanë- ne kërkojmë për njerëz jo vetëm të zgjuar, por edhe ata që mund të drejtojnë skuadra, mund të komunikojnë idetë e tyre dhe t’i çojnë gjërat përpara.”

Cili është gabimi më i madh që mund të bëj gjatë aplikimit?

“Mendoj se gjëja më e keqe që mund të bëni gjatë aplikimit është që të mos keni bërë mjaftueshëm kërkime dhe mos të jeni të përgatitur.”

Një pjesë e rëndësishme e kësaj përgatitje është që të siguroheni që jeni kompletësisht të sigurtë që doni të bëni një MBA.

“Shkolla e biznesit nuk mund të jetë një gjë që duhet të merret lehtshëm. Disa njerëz aplikojnë kur janë të mërzitur nga ajo që po bëjnë,” thotë ai.

“Nëse shpenzoni ca kohë për të reflektuar mbi veten dhe dëshirat tuaja për të ardhmen. E dini se kush jeni, e dini se ku doni të arrini, e vetmja gjë është që të vendosni sesi doni të arrini atje.”

Burimi: Business Insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0