Çfarë thotë miti i braktisjes së kolegjit nga personat shumë të suksesshëm dhe pse shkolla mund t'iu bëjë më të mirë? - Business Magazine Albania

Çfarë thotë miti i braktisjes së kolegjit nga personat shumë të suksesshëm dhe pse shkolla mund t’iu bëjë më të mirë?


Kur themeluesit të Facebook Mark Zuckerberg iu kërkua që të mbante fjalimin e këtij viti në Harvard, ai kërkoi këshilla nga Bill Gates.

Zuckerberg i tha Gates: “Ata e dinë se ne nuk jemi diplomuar, apo jo?”

Ai u përgjigj: “Oh, kjo është pjesa më e bukur! Ata në të vërtetë të japin ty një diplomë!”

Ky shkëmbim fjalësh midis dy braktisësve të famshëm të Harvardit mund t’ju çojë në mendimin se kolegji nuk ka rëndësi. Histori të shumta të medias dhe madje edhe miliarderë të famshëm janë duke glamorizuar braktisjen e shkollës ose duke inkurajuar fëmijët të mos e bëjnë kolegjin.

Ndërsa është e vërtetë se ka shumë të suksesshëm që kanë braktisur kolegjin, statistikisht ata nuk janë shumica. Si studiuesë në arsim, kemi zbuluar se shumica e personave të suksesshëm janë të diplomuarit e kolegjit si Sheryl Sandberg (Harvard), Jeff Bezos (Princeton) dhe Marissa Mayer (Stanford).

Miti i braktisjes së kolegjit së personave shumë të suksesshëm

Në një studim të kohëve të fundit, ne hetuam se sa nga njerëzit më të pasur dhe më me ndikim u diplomuan në kolegj. Studiuam 11.745 udhëheqës amerikanë, duke përfshirë drejtorët ekzekutivë, gjyqtarët federalë, politikanët, multi-milionerët dhe miliarderët, udhëheqësit e biznesit dhe burrat dhe gratë më të fuqishëm në nivel global.

Ne gjithashtu shqyrtuam se sa njerëz u diplomuan nga një “shkollë e elitës”. (Përkufizimi ynë përfshiu tetë shkollat e Ivy League, plus shumë nga universitetet më të larta kombëtare dhe kolegjet e arteve liberale vazhdimisht ndër më të mirat në renditjen “US News” për arsimim universitar dhe pasuniversitar.)

Ne gjetëm se rreth 94% e këtyre udhëheqësve amerikanë kishin ndjekur kolegjin dhe rreth 50% kishin marrë pjesë në një shkollë elitare. Për shembull, vetëm 20.6 % e anëtarëve të Dhomës qeveritare dhe 33.8% e 30 milionerëve ndoqën një shkollë elitare, por gjithashtu edhe mbi 80% e njerëzve më të fuqishëm të Forbes ndoqën një shkollë elitare. Për çfarëdo arsye, rreth dy herë më shumë senatorë 41 % kishin shkuar në shkollat e elitës.

Bazuar në të dhënat e regjistrimit dhe të kolegjit, ne vlerësojmë se vetëm 2 deri 5% e të gjithë studentëve amerikanë kanë shkuar në një nga shkollat e elitës në studimin tonë. Personat nga studimi ynë ndoqën shkollat e elitës me ritme shumë më të larta se pritshmëritë.

A kanë rëndësi shkollat e elitës?

Këtë vit, shkollat e elitës panë një rritje në aplikimet dhe selektimin e tyre. Hulumtimi sugjeron se nuk ka dallim në të ardhurat midis nxënësve që morën pjesë në shkolla shumë selektive dhe të studentëve me rezultate të ngjashme SAT që ndoqën shkollat më pak selektive.

Megjithatë, të dhënat tona tregojnë se studentët me talent dhe motivim në mënyrë që të jenë në krye të shoqërisë amerikane, një kolegj elite mund t’i ndihmojë të arrijnë atje – qoftë nga lidhjet që fitohen apo imazhi në rezymenë tuaj.

Ndërsa shikuam mbi 11.000 udhëheqës të suksesshëm, ne rrallë hasëm persona që vinin nga background-e jashtëzakonisht të varfra apo të pafavorizuara. Duke ndihmuar studentë të disavatazhuar që të futen në shkollat e elitës mund të nxisë diversitetin midis liderëve të ardhshëm.

Kolegji ka rëndësi

Pa dyshim, rruga edukative nuk mund të aplikohet për shumicën e njerëzve. Pra, kolegji nuk mund të jetë rruga më e drejtë apo më e gabuar për të gjithë. Sidoqoftë, nëse jeni student duke menduar se nuk do të shkoni në kolegj apo dëshironi ta braktisni atë, mbani mend se edhe Gates dhe Zuckerberg hynë në kolegj. Edhe nëse nuk jeni duke synuar për suksesin e lartë, duke punuar fort për t’u diplomuar nga kolegji sot mund të hapë dyer shumë të rëndësishme.

Ndoshta në të ardhmen, kolegji mund të mos jetë aq i rëndësishëm për punëdhënësit, por tani për tani, braktisjet e kolegjit që sundojnë botën janë të rralla – jo një rregull.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0