Aktiviteti fillon në 19:00 me orën tonë lokale dhe kompania do e transmetojë atë live. Shtatori gjithnjë është mbajtur mend si muaji kur mbërrin iPhone i ri.
Këtë herë do të jetë ndryshe sepse kompania nuk do të prezantojë dy modele por tre të tillë. Krahas iPhone 8 dhe 8 Plus pritet debutimi i një iPhone X.
Spekulimet kanë qenë të shumta, por detajet janë të paqarta. Sa i përket Apple Watch pritet debutimi i një modeli me LTE ndërsa televizori do të jetë më i fuqishëm.
Aktiviteti do të transmetohet nga website-in e Apple por do t’ju nevojitet iPhone, iPad, ose iPod Touch me browser Safari në versionin iOS 7 ose më i vonshëm.
Ja sesi të shikonii live aktivitetin e Apple:
- Safari në Mac ose iOS
- Microsoft Edge në Windows 10
- Apple TV me aplikacionin Apple Events
/Time
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto