Ja se çfarë mund të bëni në shkurt në Tiranë - Business Magazine Albania

Ja se çfarë mund të bëni në shkurt në Tiranë

Ja se çfarë mund të bëni në shkurt në Tiranë

Pas janarit të ftohtë dhe të zymtë, pothuajse të gjithë mezi presin shkurtin. Disa janë të emocionuar për të festuar ditën e Shën Valentinit, dhe disa presin me padurim sepse është muaji i fundit i dimrit. Kjo është koha e pranverës së hershme kur dashuria dhe romanca lulëzojnë. Një nga shenjat e para të pranverës së hershme është lulëzimi i freskët i luleve të mimozës, një pamje e bukur dhe e mrekullueshme për t’u parë.

Shkurti është muaji i dashurisë, ndaj jepini sa më shumë dashuri dhe ngrohtësi partnerit/es dhe të afërmve tuaj. Qyteti do të zbukurohet me zemra kudo, veçanërisht në qendër. Ndërkohë, baret dhe restorantet po pergatisin menu dhe oferta të reja për të tërhequr çiftet që festojnë.

Një datë e rëndësishme është 11 shkurti, kur Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërisë në vitin 1920. Këtë vit Tirana do të mbushë 104 vjet si Kryeqytet i Shqipërisë. Këto data vendimtare janë kujtuar gjithmonë me ngjarje të ndryshme në kryeqytet. Pjesë e festimeve do të jetë edhe një event i hapur në Tiranë e titulluar: Qyteti shumëngjyrësh me ekspozitë të fotografive të Tiranës në vite, poezi dhe aktivitete të tjera në sheshe të ndryshme të qytetit.

Çfarë mund të bëni në shkurt?

Shijoni natyrën Natyra është falas. Dilni sa më shpesh në natyrë dhe jepini vetes qetësi. Tirana ka shumë parqe dhe hapësira ku mund të bëni shëtitje, çiklizëm ose relaksim, si Parku i Liqenit Artificial, Liqeni i Farkës, Liqeni i Kasharit,  etj.  Mali i Dajtit dhe Mali i Gropës janë dy destinacionet që vizitohen në këtë periudhë të vitit për shkak se janë të mbuluara me borë.

Eventet e shkurtit në Tiranë

Teatri i Operës dhe Baletit ka nisur programin e tij artistik. TKOB ka kënaqësinë të mirëpresë në 20 vjetorin e krijimit të Korit të Filarmonisë së Kosovës, një koncert madhështor që do të mbahet më 2 shkurt. Gisele është një nga baletët më të bukur, e cila rikthehet në skenën e TKOB nga data 5-7 shkurt. Në 11 shkurt në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit do të mbahet koncerti i Vesa Lumës. Teatri Kombëtar do të vijë në ditët e para të shkurtit, nga data 31 janar deri më 4 shkurt, me shfaqjen Testamenti në Air Turbina. Më 11 shkurt do të jetë 104-vjetori i Tiranës si Kryeqytet i Shqipërisë. Shumë aktivitete nga mëngjesi deri në mbrëmje do të organizohen nga Bashkia e Tiranës. Më 14 shkurt, Dita e Shën Valentinit do të festohet kudo në qytet, nga sheshet kryesore deri te baret dhe restorantet.

Evente të tjera:

Kompania Zero sjell Odoo ERP në Tiranë!

Odoo është një platformë gjithëpërfshirëse e menaxhimit të biznesit që është e aftë ti përgjigjet cdo nevoje të një kompanie, që nga financat e deri në e-commerce, duke ju dhënë kontroll të plotë mbi biznesin tuaj. Të martën, më 13 shkurt në orën 18, kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në Tiranë, Plaza Hotel për Odoo Tirana Roadshow. Bashkohuni me ne për të zbuluar mjetet më të mira digjitale moderne për kontrollin e plotë dhe menaxhimin e biznesit tuaj. Tani është koha e duhur për transformimin digjital.

Fanatikë të teknologjisë! Bëhuni gati për super eventin “Albanian NextGen professionals in GTA”

Ideja për këtë event lindi nga vështirësitë me të cilat përballen profesionistët shqiptarë në Kanada. Shumë prej tyre hasin vështirësi në adaptim për shkak të dallimeve thelbësore në tregun e punës. Qëllimi kryesor i këtij eventi është ofrimi i mbështetjes dhe udhëzimit për profesionistët shqiptarë në zonën e Toronto-s që ballafaqohen me këto sfida.

Hapen nominimet për Gratë Sipërmarrëse të Vitit 2023 të Ballkanit

Për të tretin vit radhazi, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) ka kënaqësinë të njoftojë se kanë filluar zyrtarisht nominimet për Gratë Sipërmarrëse të Vitit 2023 në Ballkanin Perëndimor. Çdo grua që është shtetase e njërës prej ekonomive të Ballkanit Perëndimor dhe zotëron një biznes që është regjistruar përpara datës 31 janar 2023, ka të drejtë të nominohet. Nominimet do të jenë të hapura deri më 26 shkurt 2024.

visit tirana

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0