Ja kriteret dhe mënyra e aplikimit për përfitimin e pagës - Business Magazine Albania

Ja kriteret dhe mënyra e aplikimit për përfitimin e pagës


Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë të ditur detaje rreth aplikimit për të përfituar pagën e muajit mars nga buxheti i shtetit për të gjithë të vetëpunësuarit dhe personat fizikë që janë detyruar të mbyllin aktivitetin për shkak të pandemisë Covid 19.

Vendimi që hyn në fuqi me 1 Prill 2020, parashikon kriteret dhe mënyrën e aplikimit që duhet të kryejnë subjektet përfituese, të cilët:

  • për vitin 2019 kanë realizuar të ardhura deri në 14 milionë lekë,
  • duhet të kenë ndërprerë aktivitetin në zbatim të Urdhrave të Ministrit së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), të dala për këtë qëllim, si dhe
  • duhet të kenë përgjegjësi tatimore për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin dhe tatimin mbi fitimin.

Përfitues të ndihmës financiare të barabartë me pagën minimale në rang vendi, në fuqi, prej 26.000 lekë në muaj, janë:

  1. personat fizikë të vetëpunësuar;
  2. punonjësit e papaguar të familjes të personit fizik tregtar;
  3. të punësuarit në personat fizikë tregtarë.
  4. të punësuarit në personat juridikë,

me të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë, sipas listëpagesave të deklaruara nga subjektet tatimpagues, të cilët duhet të kryejnë edhe aplikimin për të përfituar ndihmë financiare, sipas Formularit bashkengjitur këtij njoftimi.

Individët e punësuar, që rezultojnë në më shumë se një listëpagesë, përfitojnë si ndihmë financiare vetëm një pagë minimale.

Lexo: Kryeministri Rama: mbështesim të varfrit dhe punëtorët. U kërkoj qytetarëve të respektojnë rregullat

Subjektet që plotësojnë kushtet e mësipërme, duhet të paraqesin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëpërmjet llogarisë së tyre të deklarimit elektronik në e-filing, kërkesën me të dhënat e përfituesve, sipas modelit bashkengjitur, ku përfshihen:

  1. Të dhënat identifikuese të subjektit tatimpagues të pajisur me NUIS
  2. Të dhënat identifikuese të përfituesve, përfshirë të vetpunësuarit, punonjësit e papaguar të familjes dhe të punësuarit:
  • emrin, atësinë, mbiemrin
  • numrin personal të identifikimit të përfituesit
  • bankën ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse bankare
  • IBAN të llogarisë bankare të individit përfitues

Subjektet që do të plotësojnë kërkesën sipas Formularit të miratuar, bashkëngjitur, duhet të sigurohen që të plotësojnë të dhënat e sakta të individëve pëfitues, ku numri personal i identifikimit ID dhe IBAN i llogarisë bankare janë të dhëna shumë e rëndësishme.

Pas verifikimit brenda 10 ditëve të muajit pasardhës, të të dhënave të dërguara nga aplikuesit, nga Drejtoritë Rajonale Tatimore ku subjektet janë të regjistruar, lista përmbledhëse me të dhënat e individëve përfitues të ndihmës financiare, paraqitet nga DPT, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit, e cila, sipas VKM nr.254, satë 27.03.2020, kryen pagesat për individët përfitues.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0