Kryeministri Rama: mbështesim të varfrit dhe punëtorët. U kërkoj qytetarëve të respektojnë rregullat - Business Magazine Albania

Kryeministri Rama: mbështesim të varfrit dhe punëtorët. U kërkoj qytetarëve të respektojnë rregullat


Duke u angazhuar në marrjen e përgjegjësive dhe angazhimit për mbështetje në ekonomi, kryeministri Rama, gjatë një interviste në News 24, ka theksuar nevojën e bashkëpunimit për të luftuar armikun e padukshëm. Detyra numër një: të zbatojmë masat e marra, për të frenuar shpejtësinë e virusit. Mbështetje për më të varfrit dhe punëtorët e mbetur në shtëpi, si dhe kompanitë më të prekura.

Nëse sistemi ynë është i përgatitur të përballojë një fluks të madh të sëmurësh, kryeministri tha se çdo sistem shëndetësor në botë, dhe si ai italian, gjerman, francez, janë të sfiduara rëndë. “Askush nuk ka sigurinë se mund t’ia dalë duke e vendosur sëmundjen përballë vetëm me sistemin. Ndaj të gjithë mes virusit dhe vijës së parë të mbrojtjes kanë vendosur popullin. Është populli që duhet të garantojë që përmes masave dhe zbatimit të tyre ta bëjë avancimin e virusit shumë më të ngadaltë. Pritshmërinë sa më të ulët që t’i japë mundësi sistemit të kurojë ata që janë më në nevojë. kjo është arsyeja që merren masat. Virusi do hapet kudo dhe do bëjë të vetën por ajo që është e rëndësishme përhapja e virusit me shpejtësi apo me ngadalë. Nëse ne marrim masa, numri i këtyre njerëzve është më i vogël dhe i shtrirë në kohë.

“Kështu mbrojmë njerëzit dhe i japim mundësi sistemit shëndetësor të mbrojë njerëzit. Ndryshe katandisemi si sistemi më i avancuar shëndetësor në Lombardi”, tha Rama
Pritshëmritë sipas tij janë për rritje të numrit, por duhet bërë çmos të ruhet rritja graduale dhe të mos përfundojmë në kurbën  marramendëse.

Lidhur me kërkesat e biznesit, kryeministri Rama tha se kjo nuk është një kohë e përshtatshme që bizneset të kërkojnë edhe ‘nënën dhe babën”. Ndihma e parë sipas tij do t’u jepet të varfërve.

Sipas tij, “Dua t’u them të gjithëve se deti nuk është bërë kos, por jemi këtu për të kursyer dhe kosin që kemi. Sepse jemi në luftë. Në një luftë të mirëfilltë që quhet e tillë dhe nga liderët më të mëdhenj të botës. Presidenti i SHBA flet për luftë, i Francës po ashtu. Jemi në luftë. Qeveria ka detyrë t’u gjendjet pranë të gjithëve, të shohë ata që janë më të dobëtit. Ata që rrinë në shtëpi dhe më të drejtë ankohen e janë të stresuar, le të kujtohen se pak km larg tyre rrinë në çadër, ka pensionistë të vetmuar. Ne kurrë s’do të bëjmë gjëra që mund të lezetojnë sot dhe kthehen nesër në një bumerang me pasoja të pallogaritshme.”.

Bizneset e mëdha do të jenë të fundit që do të mbështeten sipas kryeministrit, përjashuar sipëmarrjet e mëdha të turizmit tha Rama. “Të gjithë ata që kanë një kompani dhe nuk kanë mundësi të paguajnë pagat, qeveria do t’u japë një garanci financiare për ta bërë këtë. Ata që kanë sipërmarrje të vogël, qeveria do t’u japë një instrument për të mos humbur pagën e tyre”.

Mesazhi i tij për sipërmarrjet e mëdha është se, “duhet të kuptojnë se jemi në luftë dhe nuk duhet të mbajnë radhën të parët dhe tua lënë të tjerëve kohën për të kërkuar sepse ka të tjerë që janë në pozite më të vështirë. Ata janë të rëndësishëm, për të fundit në radhë për të hapur gojën në kohë luftë”.

Madje Rama këshilloi të përdorin fitimet e tyre të siguruara nga aktiviteti për njerëzit e tyre.

Rama tha se, të gjithë personat e shkëputur nga puna për shkak të situatës do të marrin pagat në fund të muajit dhe me to mund të paguajnë detyrimet mujore përfshirë faturat e dritave dhe ujit.

Kërkesave për shtyrjen e pagesave të energjisë elektrike iu përgjigj negativisht, duke theksuar se kjo situatë nuk duhet të ccojë në kolaps kompani që na duhen edhe nesër, si ajo e OSHEE-së.
Rama ftoi të gjithë që të shmangin çdo dalje që nuk është e domosdoshme. “Nuk është koha për të dalë xhiro, për të bërë shëtitje, për të marrë diell duke lëvizur në rrugë, por koha për të kufizuar lëvizjen”, tha ai.

Lidhur me sasinë e mjaftueshme apo jo të testimeve që bëhen në ditë, ai tha se, “Vetëm ata që kanë shqetësime të posaçme, apo që kanë kontakte të drejtpërdrejta të atyre që janë identifikuar si të prekur dhe që janë aktualisht në regjim spitalor mund të kryejnë tamponin. Nuk e dimë nëse e kemi apo jo virusin, 80 % e tyre s’do ta ndjenë dhe s’do e marrin vesh kurrë, nëse e kanë virusin. Duhet të sillemi sikur e kemi virusin.” tha pohoi Rama.

Ai premtoi se mes sipërmarrjeve më të prekura do të kondiserohen ato të turizmit, ndërsa nuk mund të ketë mbështetje financiare për kompanitë e shitjes me pakicë të cilat së fundi kanë rritur shitjet, madje edhe çmimet.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0