Sipas informacionit në seksionin FAQ të WhatsApp, telefonat Android që funksionojnë me sistemin operativ Android 2.3.7 dhe iPhone që funksionojnë në iOS 8 nuk do të kenë mundësi të përdorin WhatsApp që nga viti i ardhshëm.
Lexoni: Paralajmërimi: Fshini WhatsApp nëse doni të ruani veten
Për më tepër, këto versione “nuk mund të krijojnë më llogari të reja, as të ri-verifikojnë llogaritë ekzistuese pas 1 shkurtit të vitit 2020″.
Përveç kësaj, WhatsApp nuk do të suportojë telefonët Windows nga 31 Dhjetori 2019.
Sistemet e mëposhtme operative nuk do të kenë më WhatsApp nga viti i ardhshëm:
- Versionet Android 2.3.7 dhe më të vjetër
- iOS 8 e më të vjetër
- Të gjithë telefonët Windows OS nga 31 Dhjetori 2019
Lexoni: WhatsApp së shpejti do të sjellë mesazhet ‘vetë-shkatërruese’
WhatsApp gjithashtu renditi sistemet e operimit që aplikacioni suporton dhe u rekomandon përdoruesve të përdorin pajisjet e mëposhtme:
- Android që funksionon me OS 4.0. 3+
- iPhone që funksionon me iOS 9+
- Zgjidhni telefonat që ekzekutojnë KaiOS 2.5.1+, duke përfshirë JioPhone dhe JioPhone 2
Kompania në pronësi të Facebook vazhdon të përditësojë programin e saj për të përfshirë veçori të reja në mënyrë që të sigurojë mesazhe të sigurta dhe eksperiencë më të mirë për përdoruesit e saj. Aplikacioni i mesazheve aktualisht po punon për të nxjerrë së shpejti funksionin e shumëpritur ‘Dark Mode’.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto